Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Harresë ndër shekuj

Si ka mundësi me qindra vjet në harresë,
si ai f’mija jetim në duar të njerkëve?!
Përse o Zot, veç për ne s’paska ngushëllim,
por jetë e mot endemi dyerve të botës?!

Përse o Zot kaq shumë urrejtje
lëshove mbi këtë vend si kosore?!
Nëse të vdekurit me vuajtje i çon në botën tjetër,
të rinjtë me nge po i largon me dëshirë,me tampure.

Nëse asgjë nuk qëndron përmbi vdekjen,
e përmbi këtë ligj që vetë e ke vënë,
atëherë edhe Ti i takoke botës tjetër,
përderisa fuqinë për të ndalur braktisjen s’e ke!

A mos është kjo e jotja dëshirë,
që këtë komb,ta shpërndash si yjet në qiell?!
A mos vallë këtë dhè në harresë të shekujve,
në mëshirë të fatit prapë me shekuj do e lësh?!

Por ndoshta jemi ne të këqijtë e vetvetes,
ne,që gur mbi gur nuk lamë pa gremisur,
atë që s’bënë dot shekujt e harresës,
vet’ ne, bijt’ e k’tij vendi,
me duart tona po e stisim.

Jemi pra ne,armiq të vetvetes,
“të fortët” e vendit tonë
që ujin e zi ia qitën k’saj toke,
ata që lundrojnë në pishina mëkatesh,
me badigardë rrethuar e me femra eskortë.

 

Në zemër të dimrit

Në zemër të dimrit më hyre me mall,
si një flok bore,ashtu butë- butë,
u ngrite furtunë e shembe çdo skaj,
me ritmin tënd të çmendur më shkund.

Në zemër të dimrit më hyre me mall,
më ngrohe,më preke,më dogje me afsh,
eh,nga ta dija unë që ky zjarr dimërak,
do na digjte të dyve si vullkani në flakë!

Në zemër të dimrit më hyre me mall,
me fjalë të thjeshta e buzëqeshje në buzë,
e malli yt më kthehet në llavë,
edhe pse ndërrohen stinët,
prapë lindim shpuzë.

…dhe mbetëm mes mallit me puthje në buzë…

 

Shkruamë…!

Shkruamë të lutem ca vargje të ngrohta,
një letër shkruamë, s’ka gjë, kur të mundesh,
shkruamë ca germa,ca fjalë kuturu,
veç dy fjalë shkruamë:”Të dua”!

Shkruamë pra një letër dashurie
e dërgoma me tastjerë,a me ç’të duash,
dërgoma po munde edhe me një pëllumb,
që me gu-gu-në e tij të më ngrohë ndër dufe!

Shkruami pra, ca germa,ca fjalë,
mallin e shpirtit ma shuaj në rreshta,
shkruama ngadalë, të thjeshtë,veç për mua,
falmë mes germash edhe dy buzëqeshje!

E unë dy fjalët e dy buzëqeshjet
qiellit do t’ia shpalos me ëndje,me nge,
as yjet s’e kanë ngrohtësinë e kësaj letre,
sepse mes tyre ëmbël dashuria fle!

Falmë të lutem,
veç dy fjalë e dy buzëqeshje.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s