NJË STUDIM I THUKËT MONOGRAFIK PËR POEZINË E PJETËR BUDIT / Nga: Dr. Bexhet Asani

NJË STUDIM I THUKËT MONOGRAFIK PËR POEZINË E PJETËR BUDIT

Zeqirja Neziri (1952), lindur në Lluçan të Bujanocit, ku ndjek shkollimin fillor e të mesëm. Studimet universitare i mbaron në Shkup, ndërkaq ato pasuniversitare e të doktoratit
në Universitetin e Zagrebit. Nga viti 1977 është në marrëdhënie pune si pedagog i Letërsisë gojore shqiptare, i Letërsisë shqiptare të Pararilindjes dhe të Romantizmit Arbëresh në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” të Shkupit. Ka botuar studimet monografike: “Hrvati o Albancima” (Zagreb 1993), “Poezia e Budit” (1995), “Meshari i Buzukut” (2006) dhe “Vjershërimi i Varibobbës” (2008); librat mësimorë: “Letërsia gojore shqiptare I” (1997), “Historia e letërsisë shqiptare I” (1998) dhe “Epika gojore shqiptare” (2010). Ka marrë pjesë në tribuna e konferenca shkencore të mbajtura në Tiranë, Prishtinë, Shkup e gjetiu dhe është autor edhe i një varg studimesh të fushave të ndryshme të letërsisë shqipe e të letërsisë gojore shqiptare. Prof. Zeqirja Neziri është pjesëmarrës në shumë projekte shkencore, qoftë si hulumtues i pavarur, qoftë si hulumtues me grupe të ndryshme shkencëtarësh në Maqedoni dhe më gjerë. Kështu, ai ka qenë bashkëpunëtor me ilirologun e shquar Aleksandar Stipçeviq, këtë radhë jo në fushë të arkeologjisë, por në fushë të Historisë së letërsisë dhe të Gjuhësisë, ata shkruan librin studimor me titull: “Historia dhe biblografia e arbëreshëve të Zarës”. Një vepër e dhimbshme për fatin tragjik të shqiptarëve të Zarës, të ndarë nga trugu amë para gati treqind vjetësh, më parë. Profesor Zeqirja Neziri, ka qenë dhe vazhdon të jetë Mentor i qindra studentëve të magjistraturës dhe të doktoraturës nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe më gjerë.

Me theks të veçantë studiuesi, përkthyesi dhe historian i letërsisë shqiptare Z. Neziri do të ndalet te autorët e Letërsisë së vjetër shqiptare siç janë: Jul Varibobba, Gjon Buzuku dhe Pjetër Budi.
Le të ndalemi pak në studimin “Poezia e Budit”, poezi të cilën autori e sheh me një sy të mprhtë prej studiuesi të regjur, në sinkroni dhe diakroni. Gjatë studimit të poezisë së Pjetër Budit, autori ka parashtruar vetes dy pyetje kryesore si: “E para: në ç’ nivel ngrihet prodhimi letrar shqiptar shtatëmbëdhjetëshekullor dhe
deri në ç’ shkallë mund të flitet se ky prodhim i posedon dhe i njeh këto karakteristika?
E dyta: a njeh kaq cilësi, të cilat meritojnë të ngrihen në diskutim të këtillë?” Ndërsa sa i përketë tezave, siç pohon edhe dr. Jorgo Bulo: “Dy janë tezat që mbron studiuesi: teza se, me poezinë e Budit, fillon etapa e barokut shqiptar dhe teza, se vepra poetike e Budit i përketë zhanrit të përmbledhjeve”. Shqetësimet e poetit Pjetër Budi për fatet e popullit shqiptar janë të shumtë, le të shohim dy shqetësimet e tij më të mëdha, të cilët mund të jenë herë-herë edhe tragjike për një popull siç ishte p.sh., për popullin tonë konvertimi; në një këngë të Pjetër Budit siç vë në dukje Z. Neziri janë ndërfutur me dëshirën e madhe të Budit për ta shprehur shqetësimin për bashkëkombasit se – të dhënë pas jetës fizike, harrojnë jetën qiellore dhe nuk bëjnë kurrfarë përpjekjesh për ta fituar atë. Këtu, ai na del poet kombëtar i angazhuar për fatin e hidhur të bashkëkombasve dhe për gjendjen e papërshtatshme morale fetare. Ky shqetësim i Budit është argument historik i depërtimit, në mënyra të ndryshme, të kulturës së re: islame. Andaj bashkëkombasve të tij, përveç që, me anë të dukurive të njohura për të gjithë popujt e Evropës, i kanosej rreziku i largimit nga bazat fetare të krishtera të përshkruara në këgët e mëparme, i kanoset edhe dukuria e këmbimit, si e veçantë nga të tjerët. Për këtë arsye, edhe artikullimi i këtyre dy faktorëve felëshues, për Budin poet shqiptar është tragjik dhe i dhimbshëm. Kështu, vazhdon autori, rrëfimtari i veprës së tij,
një poet i shqetësuar dhe i angazhuar i Përtërirjes për fatin e krishterimit papnor, që është dukuri dhe kërkesë e përgjithshme e kohës, kthehet në një rrëfimtar, poet i krishterë shqiptar, i shqetësuar dhe i angazhuar për fatin e kombit”.
Me botimin e këtyre tri veprave të studiuesit Zeqirja Neziri : “ Meshari i Buzukut”, “Vjershërimi i Jul Varibobbës” dhe “Poezia e Budit”, u plotësua një boshllëk i madh që ndjehej në të kaluarën, për studimin e veprës së shkrimtarëve të periudhës së Letërsisë së vjetër shqiptare. Prof. Zeqirja Neziri përveç që shquhet si studiues i folklorit, kulmin e krijimtarisë së tij shkencore do ta arrijë në fushën e shkencës së Historisë së letërsisë shqipatre. Kështu, monografitë e tij shkencore si: “ Meshari i Buzukut”, “Vjershërimi i Jul Varibobbës” dhe “Poezia e Budit”, nuk shënojnë vetëm sukseset e shumta të prof. Zeqirja Nezirit, por, janë studime të thukëta për Historinë e letërsisë shqiptare, njëherit janë gurë të çmuara në kalanë e kulturës shqiptare.

 

Dr. Bexhet Asani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s