Poezi nga Miradije Ramiqi

Poezi nga Miradije Ramiqi
 
 
SHI DHE BUZËQESHJE
 
Në fushën time
zë vend një yll
për tokë e njëri
shkëlqim e buzëqeshje
mesazhe paqe falë
drithërimë në reshje
një shi
me vetëtimë
digjet me rrufenë
 
 
 
NJË LUTJE PËR TY
 
Kur të gjithë ikin
si pjesë të errësirës
bëhem dritë e syve tu
pi gotën e dhembjes
lutëm e prehem
në dritën e syve tu
dehem e tretem
në pafundësi
falem për ty
 
 
 
PËRJETËSI NË PARIS
 
(Sipas Zhak Preverit)
” Të gjithë dashurohen në Paris
dhe e dashurojnë Parisin ”
 
Tetëdhjeteshtatë
dimër në Prishtinë
dashuri e përflakur
përjetësisht e mbyllur
në kornizë
qershor në Paris
nëntëdhjetetetë
ditë e tretë
e shkrirë në ngrohtësi
fytyrat tona
malli ledhaton
vite të tëra në largësi
nëntëdhjetët
fantazma fluturon
bukurive të Parisit
dashuri e rrallë
rrugëton përmallshëm
me vapën e diellit
në vitin gjashtëmijë e dy
në varg derisa këndon
kjo dhembje shkrihet
rrugës për Champs-Elysees
kati i gjashtë
në dritare reflekton
Tour d’Eiffel
e hekurt dhe e flaktë
valë përvëluese
e ngrohtë dhe e zjarrtë
si hekuri që shkrihet
dhe merr formë prapë
e pathyeshme
në ndjenjë e largësi
në shpirt e ngjizur fortë
katakomb në Monnparnas
mbi lumin Seine lundron
depërton Arc de Triomphe
përshëndet ” Salu ”
Notre Dame
në Musse du Louvre përbirohet
hynë portave antike
me veprat botërore
si vlerë kapitale
në përjetësi radhitët
frymon në Sacre’ Ceure
fiton forcë prapë
arrin në majë
Tour d’Eifel
vazhdon rrugëtimi
kupës së qiellit
fatamorgana ikën
e pathyer
ëndërr mbi Paris
dashuri në përjetësi
”Të gjithë dashurohen në Paris
ndodhë të jenë humbës në Paris”
 
Paris, qershor,(7-13 ),2006

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s