ZËRAT PËRQARK BETONIT / Poezi nga Vullnet Mato

ZËRAT PËRQARK BETONIT

Teksa betoni pushton hapësira, 
ushtojnë zëra varfërie në skuta.
Nxihen mijëra fytyra të mpira,
ku nuk bie erë mishi dhe fruta.

Teksa betoni shton shkëlqimin,
zëra fëmijësh i meken lypësisë.
Lotët shtojnë më tej drithërimin,
duke lyer kotheret me gjizë.

Teksa betoni xixëllon dritat lumë,
klithin semaforëve prostitutat,
mbetur udhëkryqeve pa punë,
ku të mjerat dalin të shesin trupat.

Teksa betoni zgjat orët netëve,
jehojnë zëra varfërie te barakat,
nëpër llamarina ndanë qyteteve,
ku qelben plehrat dhe baltërat.

Teksa betonit i forcohen çeliku,
zvarritin rrotat invalidët, sakatët.
Pak lëmoshë nën kokë jastiku,
ndajnë në qindarka të ngratët.

Teksa betoni hijeshon pamjen e vet,
pensionistëve po u rrudhen fytyrat.
Pasi punuan gjysmë shekull në jetë,
përtypin pak supë, nga lëtyrat.

Teksa betoni thith fondet shtesë,
emigrimi thith të rinjtë nga Shqipëria,
stërnipat rritin borxhet në ngarkesë,
vendi i korruptuar tkurret nga pleqëria.

 

Vullnet Mato

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s