Vetëm Kandili i Detit ësht’ i pavdekshëm! / Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Vetëm Kandili i Detit
ësht’ i pavdekshëm!

Njeri! S’është koha e shtimit të kufomave,
Të varrosura jashtë e brënda teje! 
Me kufoma të heshtura brenda vetes,
E ndër varre qiejsh,
Jemi plotë të gjithë.

Shkruan për një lule e ajo vyshket, thahet.
Shkruan për një njeri, ai vdes.
Shkruan për erën, ajo ndër qiej të tjer’ u tret.
Shkruan për një ëndërr, ajo shuhet
Pa u kthyer në realitet.

Shkruan për ditën, ajo kthehet në natë,
Shkruan për shpresën, e s’e di ku egziston
Stacioni ku ajo hipën e zbret,
Shkruan për Diellin e m’perëndon nëpër sy,
Shkruan për të bukurën brenda teje
Dhe ajo të shndërrohet në shtrigë e në djall,
Ndërsa e mendon një borëbardhë!

-Në dreq të shkruarit,- them, –
S’do shkruaj më për asgjë!
Për ç’do gjë që shkruan,
Vjen një koh’ e ajo s’shtë më.

Vetëm Kandili i Detit është i përjetshëm,
Do shkruaj vetëm për të,
Dhe pse asnjëher’ s’përmëndet,
Kjo është e vërteta,

Vetëm Kandili i Detit s’vdes,
Vetëm për të mund të thuhet,
Që është e pavdekshme jeta.

Pastaj bëhem pishman e nis e shkruaj përsëri,
E mendoj: -Po të gjallët, – si do të jetonin,
Pa një ëndërr, pa një shpresë,
Pa lexuar një libër të ri?!

Dt. 20. 07. 2019. Modena.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s