KAM PËRSHTYPJEN SE… / Nga: Mark Simoni

KAM PËRSHTYPJEN SE…

 

Nga: Mark Simoni

… është hera e parë që, një gazetë shqiptare boton një intervistë në dy gjuhët, (shqip dhe maqedonisht). E bëra këtë sepse, intervistën që i mora shkrimtares së njohur maqedone Olivera Shirgovska, të kenë mundësi t’a shijojnë dhe bashkëkombasit e saj, mbasi këtë rradhë ata, do ta kenë në dorë Suplementin Letrar të Gazetës MAPO. Mendova gjithëashtu që t’i jap Suplementit një gjeografi më të gjërë leximi. Kështu do të ndodhë përherë me intervistat që do u marr autorëve të huaj. Pas dy javësh do të botoj në dy gjuhë një bashkëbisedim timin krejt interesant me një shkrimtare tjetër të huaj.
Pas intervistes së këndëshme të Olivera Shirgovskas, në Suplement kemi një shkrim rreth një proze brilante të Migjenit. Eshtë një lojë llogjike, një analizë krahasuese dhe një sintezë mendimi nga studiuesi i mirënjohur Zija Vukaj. Po në faqen e esesë kemi dhe një vështrim interesant mbi fenomenologjinë e poezise së Luljeta Lleshanakut, shkruar me shumë kujdes nga Sadik Bejko. Tregimi shqip këtë radhë përfaqësohet nga prozatorët Ndue Dedaj dhe Luan Rama, që sjellin prozë interesante e me subjekte krejt të veçanta. Në poezinë shqipe këtë radhë kemi një tufë poezishë nga poetja shumë e afirmuar Vllasova Musta, që nën okelion “Në këtë mbrëmje të butë” na fton të lexojmë vargjet e saj të mrekullueshëm.
Poetja italiane Lucilla Trapazzo (ardhur në shqip nga përkthyesi i talentuar Arjan Kallço), vjen me poezitë e saj të këndëshme, të shkruara me shumë shije dhe frymëzim. Ndërsa Girni Simoni përkthen me një fjalor funksional, me ngjyra emocionesh dhe me një rrëfim të rrjedhshëm, duke na sjell me shumë vërtetësi tregimin “Dragojtë” të Gianrico Carafiglio-s. Këto ditë ka ardhur në shqip romani “Shtëpia në udhëkryq”, i Vasili Vasilikos, vepër të cilën autori e pati shkruar kur qe 24 vjeç. Për këtë dhe për vlerat e këtij libri shkruan Kleo Lati, (që është njëkohësisht dhe përkthyesi i romanit).
“Kujtoj me mall Ramadan Sokolin” është një ese memuaristike, si ditar plot detaje, nga Enver Kushi, shkruar me shumë stil, seriozitet dhe dashuri, për të madhin Ramadan Sokoli.
“A është nesër vonë”, titullohet eseja ime rreth librit të Alketa Hilës, botuar nga MUZGU. Dhjetë faqëshi i Suplementit Letrar të kësaj të shtune mbyllet me poezitë e bukura të 4 poetëve: Alba Dajlanaj, Dijana Toska, Zenun Hysenukaj dhe Nikolin Gurakuqi. Këta poetë i japin një shije të veçantë përmbylljes letrare të këtij numri.
Urime autorëve. Të presim numrat e tjerë dhe javët në vazhdim, për të patur në dorë gjera të bukura, që kanë të bëjnë me letërsinë e njerëzve të talentuar dhe gjithë frymëzim, dhe që studiojnë e shkruajnë me seriozitet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s