Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta

 

DASHURI

Dashuri do të thotë shpresë
Dashuri do të thotë fillim
Dashuri do të thotë te jetosh rrëmbyeshëm, 
edhe çastin ,
dhe për çastin, të mos bësh durim .

Dashuri është drita,
që ndan qiellin nga deti
Dhimbja e sythit kur çahet,
kur frutin çel, diku aty në majë.
Diçka si meraku i nënës,
që të ndjek kudo,
të të mbajë.

Dashuri, është shërimi
nga gjethja e zverdhur e shpirtit,
holli, ku gjaku më i kuq është bërë
nga thyerja e zemrës dhe mbulimi i ndryshkut.

Dashuri është të dish ,
Të thuash “më fal”
Tek dikush që me dashje-padashje helmove .
Dashuri është gjithçka që i përket,
dhe të pret …

Është Dielli yt,
që të ngroh frymën dhe fjalën,
që e beson, të beson,
e ta qetëson dallgën.

Ështe ajo hija në të cilën,
gjithmonë mund të mbështetesh
dhe me gonxhet që hapen
në ballkonin e kohës,
të mundesh të masësh,
sekondat e jetës .

 

HAPA PRANVERE

Jashtë,
Hëna i është ngjitur qiellit,
në bark si plaçentë, 
që sapo i shkërmoqi bebeyjet,
aty-këtu nëpër muzë . . .

Puhiza nazike me durim nëne
përkëdhel gjethefoshnjet
dhe u mëkon qumësht të gjelbër
pikë-pikë në buzë .

Në cepin e ballkonit tim
dallëndyshja ka ndërtuar folenë,
pranë mëllagës së kuqe,
me hije Princeshe.
Aty tani, ka rënë hija e muzgut,
vellore, si magjia e një shprese …

Nesër zogjtë,
do të rriten edhe një ditë,
dhe agimi,
me shumë cicërima do të ketë.

Ajri,
i ngopur do të jetë, me jetë …
Ajër i pastër, i dlirë .

Pranverës,
hapat ja mas me fëshfërima,
Ditët, me klorofilë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s