Ndjenjat patriotike të zonës Malshovë / Nga: Guri Çoka

Ndjenjat patriotike të zonës Malshovë

 

Nga: Guri Çoka

Në periudhën rreth vitit 1836 shpërtheu një kryengritje kundër Qsmanëve në shkallë të gjerë . Në Këlcyrë ishte dhe një nën komandë e kësaj kryengritjeje. Pjesëmarrja e banorëve të Malshovës ishte e madhe edhe pse në kohë zgjati disa muaj. Kjo vazhdoi deri sa një ushtri e madhe turke të shtypte kryengritjen, por në zonën e Malshovës nuk u ngjitën, kështu që krahina për një periudhë të gjatë qëndroi jashtë dhënies së taksave. Por dhe kjo periudhë ishte deri në formimin e pashallëkut të Janinës, ku gjithë krahina mbështeti Ali Pashë Tepelenën. Në radhët e ushtrisë të Ali Pashës morën pjesë rreth 2/3 e burrave të zones. Midis tyre kishte gjeneralë si Dervish Hasani dhe kapedanë si Jaho Deshiku, Meçe Demiri, Kosta Peçi e shumë të tjerë. Në kryengritjet e Rrapo Hekalit dhe Zenel Gjolekës nga krahina jonë ka patur rreth 23 burra, ku kanë qëndruar për një kohë të gjatë. Më 1911 në Malshovë nën komandën e Mehmet Pavarit (shok e mik i Qiriako Peçit) u grumbullua gjithë krahina në tubim në Sheshin e Manit të Pogës ku me armë në dorë ishin rreth 70 djem e burra me qëllim mbrojtjen e vendit. Duke u siguruar te ndjenja patriotike e krahinës më 1912 në krahinën e Malshovës,në muajin qërshor erdhi çeta e Cerçiz Topullit ku qëndroi rreth dy javë, si në stanin e Veliut në Leskaj ashtu dhe tek Litot në Mbrezhdan ku kishte miqësi me ta. U mobilizuan rreth 60 burra nga krahina për tu bashkuar me çetën. U organizuan dhe udhëzuan të ishin në mbrojtje të krahinës nga shovinistët grekë. Si drejtues të këtij grupimi u vendos Vasil Peçi nga Malshova dhe zv. Nuro Temja nga Leskaj. Me çetën e Cerçizit u bashkuan për disa kohë Vasili dhe Nurua me qëllim për të fituar përvojë. Në dhjetor pas shpalljes së pavarësisë u kthyen për të mobilizuar përsëri banorët, pasi shovinistët grekë ishin mobilizuar për ndërhyrje ushtarake nga jugu. Nëse në luginën e Këlcyrës u dogjën rreth 160 shtëpi nga shovinistët grekë, në Malshovë kaluan si kalimtarë kur panë të organizuar gjithë krahinën. Po në këtë periudhë,për herë të dytë te Mani Pogës u grumbullua persëri gjithë krahina në tubim, në shenjë proteste dhe të indinjuar kundër fuqive të huaja për ndarjen nga Atdheu të krahinës së Kosovës dhe Metohisë . Më 1924-ën, në kryengritjen që shpërtheu në Berat kundër Zogut, morën pjesë rreth 35 burra Malshovitë e Mbrezhanakë përkrahës të Fan Nolit. Në qytet komandonte kryengritjen Xhemal Malindi ku bashkë me të luftonin dhe Malshovitët. Kur Xhemali me kryengritësit,pasi çliruan qytetin, vajtë në Kala ku ishte shtabi i kryengritësve dhe i raportuan Riza Cerovës. Riza Cerova u tha :-Ju lumtë na e çliruat qytetin! Xhemal Malindi iu përgjigj:-Ju lumtë Malshovitëve që më nderuan mua!-dhe në emër të tyre përqafoi Riza Toskën, me detyrë officer, ku pas shyarjes së kryengritjes u dënua me burg në Greqi! Po te sheshi Mani Pogës, më datat 7-11 prill 1939 banorët e zonës ,të indinjuar nga pushtimi Italian u grumbulluan para postkomandës xhandarmërisë dhe kërkonin armë për tiu kundërpërgjigjur pushtuesve.U grumbulluan rreth 300 banorë ku midis ture kishte dhe gra por dhe pothuajse ¼ e tyre ishin të armatosur. Linja telefonike me Këlcyrën ishte ndërprerë. Ditën e dytë një grup burrash, me përfaqësi nga shtatë banorë për secilin fshat shkuan në Këlcyrë për tu sqaruar për situatën e krijuar dhe për të kërkuar armë. Kur arritën ditën e dytë postkomanda në Këlcyrë ishte shpërndarë. Ukthyen të indinjuar! Po atë natë dhe postkomanda në Malshovë u largua për në Këlcyrë.Në mbrëmje të ditës së tretë banorët u shpërndanë,por në postkomandë u caktuan nga banorët tre burra si dhe tre të tjerë u ngarkuan me detyrë për vëzhgim në Qesanek nga ku kontrollohej rruga që nga Këlcyra , kjo për çdo të papritur. Ky organizim u bë në saj të burrave më me përvojë si Ali Demka ,Qiriako Peçi,Sami Cafka ,Cul Kano,çul Premton,Thoma Curon,Anastas Memon,Janaq Memo e shumë burra të tjerë. Rol të rëndësishëm në krahinë për ringjalljen e ndjenjave patriotike ndikoi dhe Llukan Laskua qysh më 1909 ku nga Sofia e Bullgarisë pruri në zonë një numur të madh abetaresh shqip,të cilat kaluan dorë më dorë për mësimin e gjuhës së shkruar.Bashkëfshatari ynë Servet Ethem Metua tregonte:- Kam qenë 12 vjeç dhe e mbaj mend shumëmirë kur vinte në Leskaj Llukan Laskua dhe shpërndante abetare dhe ne grupoheshim nga 3-4 djem për të mësuar shkrimin e gjuhës. U fliste fshatarëve për rëndësinë e gjuhës dhe mbrojtjen e Atdheut. Dhe këtë punë e bënte në të tre fshatrat. Për këtë aktivitet u arrestua në Këlcyrë nga autoritetet turke dhe e degdisën në burg në Janinë në vitin 1911. Mbas dy vjet burgimi u arratis dhe migroi në Amerikë. Aty u dallua jo vetëm si vjershëtar, prozator,orator e gazetar dhe u bë një luftëtar aktiv për çështjen Shqiptare! Në shkrimet e tij “Cudibërësi” apo “Hamalli i fabrikës” Ai shfrynte kundër padrejtësive e shfrytëzimit që u bëhej Shqiptarëve e gjithë emigrantëve nga pronarët e fabrikave ku punonin. Me veprimtarinë e Tij u bë një nga figurat e shquara patriotike të shoqërisë Vatra dhe udhëheqës i degës Cikagos dhe më von kryetar i shoqërisë. Çul Kanua si sekretar në shoqërinë Vatra me Fan Nolin dhe një periudhe të shkurtër me Llukan Laskon tregonte se dhe Llukani respektohej pa dallim si dhe Noli nga të gjithë antarët e shoqërisë. Po kështu dhe Sabri S.Grilli ,patriot e publicist nga Limari u shqua si njeri i penës e gazetar ku në shtypin e kohës,”Dielli”,”Liria”,”Liria e Shqipërisë”,”Albania”në vitet 1917-1919 kanë qenë shumë productive e në rritje si figure patriotike.Po kështu dhe me kthimin në atdhe vazhdoi veprimtarinë e tij në Malshovë e më tej! Aspekte të një kompaktësie midis fshatrave janë të shumta,ku mund të përmendim mbështetjen që bëri gjithë krahina në rezistencën e Mbrezhdanit për ruajtjen e Fushës së Ftohtë nga Xhelal Beu i Këlcyrës si dhe mos pranimin e ndikimit të tij në zonë. Duke parë këtë lidhje kompakte të zonës dhe ndikimi i shovinistëve Grekë në zonë nuk gjeti mbështetje. (www ç”do mendim a sugjerim i Juaji e pasuron më tej… ) (për periudhën e luftës çlirimtare nuk mund shtoj më shumë se ato të shkruara më pare) Grumbulluar në vitin 1974.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s