Hingëllima e kalit … / Tregim nga Raimonda Moisiu

Hingëllima e kalit ……

 

Tregim nga Raimonda Moisiu

…në rast se ai e dinte cfarë Shegushja po kërkonte përgjatë lumit, do të dëshironte shumë për ta ndihmuar atë, dhe atëhere….

Dhe atëhere ai do të mundej të tërhiqte vëmëndjen e saj, për të zbuluar misterin, që ajo fshihte brenda vetes. Agimi ecte me hap të ngadalshëm atë mëngjes, duke ndjekur drejtimin e kundërt të rrjedhës të lumit të Dunavecit aty ku bashkohej me atë të Devollit. Pat erdhur aty të kontrollonte pendën, në anë të lumit. I hodhi sytë ngado cifligut të të atit dhe mendonte për Shegushen. Kishte një vit që ishin fejuar, dhe pothuajse pjesën më të madhe të ditës e kalonin bashkë. Shegushja ishte baresha e familjes, ndërsa Agimi kujdesej për pronat e të atit. Nuk ishte vetëm dëshira për të qënë me të, por edhe dëshironte të dinte sekretin e saj. Nuk dinte nga t’ia fillonte. Ai nuk e dinte cfarë ajo kërkonte përgjatë lumit. Dunaveci ishte një lumë I vogël, rridhte qetë, por në thellësi të tij dallohej bataku përzierë me shelgjishte, leshterikë me zhaba nëpër to. Qetësinë herë pas-herë e prishte tingulli I vrazhdë I tyre. Akoma, Shegushja vazhdonte të ecte, kapërcente gropat me ujë dhe hynte nëpër parcellën e mbjellë me misër. Agimi psherëtiu dhe e nxiti kalin me këmbë për të ecur më shpejt. Iu afrua dhe lidhi kalin te një pemë midis Shegushes dhe lumit. Ajo ngriti sytë dhe e vështroi. I buzëqeshi.

-A mund të ma tregosh sekretin tënd?- e pyeti Agimi duke harkuar njërën vetull dhe buzën në gaz.
Pyetja e stepi Shegushen disi. Në vënd të përgjigjes të dy shkëmbyen një vështrim të gjatë, pa e ditur cfarë t’I thoshin njëri –tjetrit.
-Vetëm kërkoj të gjej gjurmët e ….-iu përgjigj ajo më në fund, pa e mbaruar atë.

***
……..një heshtje e gjatë mbizotëroi mes gjyshit e të mbesës. Plakut I dridheshin duart e mjekra, dhe për një cast humbi forcën e burrit. Forca e zakonit kishte triumfuar mbi gjithshka.
– Kështu ishte shkruar, bijë,- I tha gjyshi. Plaku nxorri shaminë e bërë zhubër nga shajaket.
Ajo qëndronte si një zanë mali mbi kalë me duvakun e nuses mbi kokë. Me sytë e menduar ngulur të gjyshit, vasha përfytyronte në rast se burri që I kishin zgjedhur vallë a do të kishte fisnikërinë e gjyshit të saj? Të dy ishin nën vështrimin e dasmorëve. Krushqit, secili prej tyre qëndronte pranë kalit, dyfekun hedhur supit dhe prisnin sinjalin e nisjes. Vajza përshëndeti plakun. Me cepin e duvakut fshiu lotët e e saj dhe më pas të gjyshit. Me zërin e mekur I tha:
-Më jep bekimin të nisem gjysh. Vetëm shpresoj, dua me shpirt, që ai të jetë burrë
fisnik e zoteri si ty! Ndoshta forca e zakonit është me e fortë se sa unë e imagjinoja. Më duhet të nisem!
Plaku goditi fort vithet e kalit. Në sytë e vashës ndrisnin kristalet e lotëve. Burri tjetër I veshur me shajake, llullën në gojë, mustaqet përdredhur deri te veshi, hodhi disa karamele, oris dhe qindarka mbi kryet e saj. Ishte dhëndërri. Më pas ai I tha të vëllait që kishte pranë t’u mbushte gotat me raki të gjithë burrave që ishin aty.
-Të trashëgohen!- u dëgjua zëri i të vëllait, duke trokitur gotën I pari me të gjyshit. Gjyshit I dridheshin duart. Kishte ngurrim në to. Ia hodhi sytë të mbesës. Në faqet e saj ngjyrë rozë rrëshqisnin lotët. Dhëndërri tërhoqi kapistrën e kalit. Nusja dhe Ai dolen në krye të karvanit. Ndërsa ata filluan të linin oborrin drejt rrugës së monopatit gjyshi vetëm I ndiqte me sy e psherëtinte. Mbesa e tij më e bukur, që e kishte rritur vetë, qe I kishte treguar aq përralla pranë djepit teksa e përkundëte pranë vatrës së zjarrit, ndërsa jashtë frynte era e cmëndur e grykës së Moravës. E bukura e gjyshit ishte topolake dhe të gjithë e thërrisnin ‘thëllëzë”, ajo po shkonte në konakun, në vatrën …në krevatin e një plaku. Vetëm e vetëm që të forcohej miqësia me ta. Nuk pushonte së fikuri e ndezuri cigaret njëra pas tjetrës.
-Ti dhe të tjerët dilni në krye. Dua t’I them dy fjalë nuses time,- I tha dhëndërri të vëllait. Tërhoqi kalin pas vetes e doli në fund të karvanit.
-Më dëgjo, kam shumë për të të thënë,- I foli ai nëpër dhëmbë asaj, duke ia kaluar dorën në krah.
-Unë nuk di cfarë të të them, Aga bej,- I tha ajo me zërin mbytës. Iu kujtun fjalët e nënës që e pat porositur se burrit nuk duhej t’I fliste me emër. Një dridhje i kaloi në trup ndërsa ai I lëmonte krahun. Nuk mundej të mendonte asgjë atë cast, cfarë t’I thoshte. Prania e tij aq afër e bëri të dridhej me shumë. Ndjehu faqet, krejt fytyrën t’I digjnin nga nxehtësia e sikletit. Kuajt zgjidhnin rrugën me shkathtësinë e tyre, ndërsa re të zeza sa vinin e shtoheshin, duke paralajmëruar se po afrohej shiu. Sapo ata arritën në krye të kodrës, vetëtimat canin qiellin dhe ndjenë lotët e qiellit t’u lagnin kryet.
-Rruga është më lart. Duhet t’I lemë kuajt këtu. – u dëgjua zëri I dikujt nga karvani. Dhëndërri zbriti nusen nga kali. Ndjehu dridhjet e trupit të saj të njomë. Nuk I kishte mbushur të njëzetat akoma.
-Ja tek janë sarajet e mija,- – tha ai duke I treguar me gisht një shtëpi të madhe ndërtuar me gurë. Vajza hodhi sytë andej. Nuk I tha asnjë fjalë. Ethe të forta e shkundën. Nuk ishin as nga e ftohta as nga shiu që e kishte lagur disi. Ishin nga ankthi të një natyre tjetër; frika. Ai ishte shumë I moshuar. Martesa me të ishte jashtë cdo arësyeje e dëshire, dhe I papërshtatshëm për të qënë burri I saj.

***
-Shegushe tregomë, të ndihmoj edhe unë. – I tha Agimi. Ia mori njërën dorë në të tijën. Me tjetrën lëmonte kurrizin e kalit. Të dy zënë përdore hynë përmes fushës me misër. Më pas ecën përgjatë gardhit drejt parcelës me pemë frutore, mollë e kumbulla. Shegushja ecte ngjitur në krah të Agimit, ndërsa ai tërhiqte kapistallin e kalit.
-Desha të shikoj atë lëndinën aty. Ja aty, aty, ku qëndron një gur I vjetër, I mbuluar nga dredhëzat, – I tha ajo duke I treguar me gisht.
Agimi dinte histori të ndryshme të të parëve të fshatit, si ngjarje të dhimbshme dhe histori dashurie të bukura. Ndoshta Shegushja pat dëgjuar ndonjë nga ato, thjesht kërkonte të zbulonte e mësonte dicka më shumë. Agimi pak nga pak po hynte në brendësi të sekretit, që e fejuara po e ruante me fanatizëm.
-Mbase mund të ketë ndonjë dicka..
-Ndoshta jo…- ia ndërpreu fjalën Shegushja. Kjo e ngatërroi disi Agimin. Kali hingëlliu gjatë, duke shtrëmbëruar fytyrën.
-Mos kij frikë është kalë I mirë,- e qetësoi Agimi. Kurrizi I kalit ishte I gjerë, kështuqë nuk kishte rrezik se mos binin. Ai e kapi nga beli të fejuarën, e coi lart. Me kujdes Shegushja shaloi kalin. Po ashtu edhe Agimi. Kaloi duart poshtë krahëve të saj dhe tërhoqi kapistallin.
-Ec, Bardho ,- I tha kalit. Për disa dhjetra metra nuk I folën asnjë fjalë njëri tjetrit. Ndërsa ai e njihte mirë fushën, ia kishte ngulur sytë lëndinës dhe gurit në të. Një moment më pas ata u ndodhën aty. Agimi mori në krahë Shegushen e uli poshtë. Ajo vendosi faqen në të tijën. Ai e përqafoi fort. Nuk ngurruan. U puthën. Flladi që frynte mbuloi buzët e tyre, me gjethe lulemolle e kumbulle. Bardhoja turfulloi e dredhoi mes tyre. Agimi e fshikulloi paksa, dhe ia nguli vështrimin Shegushes.
-E bëra për ty!
Duke vështruar thellë sytë e tij të zinj, ajo e dinte që ai tha të vërtetën. Ajo ngriti kokën;
-Faleminderit, faleminderit, unë….
Agimi tundi kokën. Nuk lëvizi. Sytë akoma në të sajit, me buzë në gaz, kërkonin dicka prej saj. Ajo rrudhi vetullat.
-Cfarë..?
-Hic, asgjë, vetëm po mendoja që meritoj një shpërblim.
-Cfarë shpërblimi?
-Këtë shpërblim, – I tha ai. Krahu I tij pushtoi belin e saj dhe u bë njësh me të. Përkuli kokën dhe mbuloi fort me buzët e tij të sajat. Edhe ajo e puthi. Ajo u lëshua e gjitha në krahët e tij. Vetëm Bardhoja I shikonte. Dalloheshin këmbët e tyre të mbërthyera nga hapësira mes këmbëve të kalit, por askush nuk mund të shihte buzët e tij zhytur thellë në të sajat, krahët e saj rrotull qafës së tij, gishtat që I përshkonte nëpër të. Agimi shkëputi buzët. Ngriti fytyrën e Shegushes. Vështronte sytë, përpëlitjen e qerpikëve, lexonte në to zjarrminë e dashurisë. I buzëqeshi. Ky ishte shpërblimi që kërkoja !- I tha ai me zë të butë. Agimi lidhi Bardhon pas një kumbulle. Të dy përqafuar ecën përmes lëndinës. Iu afruan gurit. Shegushja u ul. Lëmonte gurin.

***
……mbas mbaroi ahengu, nusen e cuan në odën lart. Në krye të saj ishte një vatër zjarri dhe disa dru që digjeshin brenda saj. Ndjehu aromën e dushkajës dhe ngrohtësinë e zjarrit.. Pa e hequr duvakun shkoi në qoshen pranë vatrës. Në anën tjetër të dhomës ishte një krevat druri, dysheku I mbushur me byk kashte. Dalloheshin carcafët e bardhë poshtë jorganit të atllastë. Ndjehu të njëjtën dridhje të frikëshme dhe ankthi që pat ndjerë kur ai I fërkoi krahun. Vazhdonte të nusëronte. Ndjente këmbët t’I digjnin nga lodhja. Pak më vonë erdhi dhëndërri me tespiet në dorë, llullën në buzë dhe xhaketën prej shajaku hedhur krahëve. Hoqi opingat nga këmbët përfund të dhomës dhe duke u capitur, I kërrusur u ul pranë vatrës. Trazoi urat e zjarrit me mashë. Ajo priste atë t’I hiqte duvakun sipas zakonit. Pamvarësisht moshës ai ishte një burrë kockëmadh dhe I aftë që mund të kujdesej vetë për veten e tij. Nuk kaloi shumë dhe ajo dëgjoi një zhurrmë. Ngriti paksa duvakun. Pa të shoqin që po flinte pranë zjarrit. Llulla I kishte rënë nga goja. Tespiet I kishin mbetur varur te gishti I madh. Ai po gërrhiste. Nuk dinte cfarë të bënte. Mundohej të mbante veten. Ndjente dhimbje koke, mendja I vinte rrotull. Ishte e rraskapitur. Ashu sic ishte me duvakun u shtri në krevat. Humbi në gjumë.
Nata kaloi shpejt dhe ajo u zgjua. Hodhi sytë nga vatra. Zjarri ishte shuar dhe I shoqi nuk ishte aty. U ngrit. Kokën e kishte të rënduar, duke ecur me hapa të ngadaltë iu afrua dritares së vogël. Dalloi jashtë të shoqin duke iu hedhur jonxhën e thatë bagëtive në oborr. Edhe netët e tjera pasuan të njëjtën gjë. I shoqi vinte vonë në dhomë, ulej pranë vatrës, pinte duhan, numuronte tespijet dhe më pas e zinte gjumi. E pse ishin vetë për vetë në dhomë, ai nuk I afrohej, ta prekte, puthte apo të bënte ritin martesor. Ai kujdesej më shumë për bagëtinë, veten, se sa për nevojat dhe dëshirat e tij mashkullore. Ai e pat lënë atë të flinte vetë, pa e prekur dhe ia vetë flinte pranë zjarrit. Ndjehu valën e lotëve ti binte nëpër faqet. I fshiu me kurrizin e dorës. Fjalët që mendoi të thoshte. Rrinte pa I folur asnjë. Guxonte të kundërshtonte me heshtjen e saj. Mbas një jave ai e solli përsëri te dera e prindërve të rrinte disa ditë me ta……

***
Shegushja pastroi barin nga guri. Duke mos ia ndarë sytë atij, mundohej të lexonte cfarë shkruhej në të. Nuk dëshironte të mendonte të keqen. Agimi iu afrua. Morri frymë thellë, duke vështruar bocet me lule të pemëve. Ndjente zemrën t’I rrihte fort, sikur I ngjitej lart deri në fyt.
-Është varr, – I tha ajo të fejuarit. Zëri I saj ishte I qartë
Era fryhu e vrullëshme. Shegushja fillo të dridhej. Ajo mundi të dallonte ujin që po rridhte me vrull në lumë. Dëshironte atë cast të ishte në krahët e Agimit.
-Shegushe,- dëgjoi zërin e tij.
-Cfarë Agim?
-A më do ti mua?
-Ti e di se sa të dua.
-Ti je shumë e bukur! Duke vështruar njëri tjetrin Shegushja e dinte që për të dy dashuria ishte gjithshka.

***
…….gjyshi dhe vasha nuk arritën t’I bindnin vëllezërit e saj, se ajo nuk duhej të kthehej me te dera e burrit. Fjala ishte dhënë, dasma po ashtu dhe ajo tanimë ishte gruaja e Aga Beut të Gorës. Erdhi dita dhe dhëndërri së bashku me disa të afërm e morrën përsëri.
Sapo ata lanë fshatin në të gdhirë vasha vuri se qielli ishte I vranët. Burri tërhiqte kalin ecte nëpër rrugën e ngushtë të bregores. Kthehu kokën ngapas. Dalloi siluetat dhe kuajt e tjerë në distancë nga ata. E turbulluar, ajo vazhdonte të shihte bregoren ngapas. I shoqi e vuri re e I tha:
-Qetësohu. Mos kij frikë! Pse sheh mbrapa.
-E di,-I tha ajo- Po shoh retë e zeza tutje. Po afron stuhija.
-Do të jete kështu derisa ne të kapërcejmë urën e Dunavecit. I thashë vëllait t’I ngasin kuajt, të arrijmë para se shiu të fillojë.
-Shpresoj që ata po vijnë pas nesh,- foli përsëri vasha. Duke psherëtirë vazhdonte të shihte nga pas.
– Duhet të qëndrojmë paksa këtu, të presim vëllanë,- vazhdoi I shoqi. Nuk e mendova se kjo kohë e keqe do të na kapte rrugës. Ai di rrugën e vjetër që të con më shpejt te ura. Dhe që nga ura do të ecim drejt rrugës që të con drejt Gorës.
-Oh zot, më ndihmo, – tha vasha me zë të vakët. Nuk vonoi shumë dhe të gjithë udhëtarët u bashkuan. Njëri prej tyre tha se duhet të ecim në një varg, përshkak se rruga është shumë e ngushtë. Kuajt ishin të lodhur gjithashtu. Ashtu në varg morrën rrugën e vjetër. Vasha ia hodhi sytë përsëri qiellit të ngarkuar me re. Mbështolli më shumë rreth vetes shallin prej leshi të nënës. Të vetmin kujtim. Kur arritën pranë urës shiu akoma nuk kishte filluar. Në një moment muret e urës iu dukën të larta. Goditi kalin lehtë me këmbë në bark, tërhoqi kapistallin. Kali shpejtoi trokun. Hodhi sytë në jug të urës, syri I kapi fshatin, catitë me qeramidhe të kuqe. Në të dy anët e urës e të lumit shtriheshin fushat e mbjella kumbulla, mollë, grurë e misër. Vasha vështroi të gjithë me rradhë. Në fund ia nguli sytë të shoqit:
-Aga Bej, – i thirri të shoqit,- më duhet të zbres nga kali. Do të shkoj poshtë urës të bëj pak ujët.
Burri ia bëri me shënjë të vëllait ta ndihmonte të zbriste nga kali. Dhjetë minuta më pas, vasha bëri tatëpjetë në krah të urës. Ndjente sytë e të shoqit ta ndiqnin nga mbrapa. Hodhi përsëri vështrimin nga ata dhe u sigurua që askush prej tyre nuk mundej ta shihte. Hyri mes ca shkurreve të larta. E turbulluar, tronditur, mori ujë me duart dhe ia hodhi fytyrës. U ngrit në këmbë. Vështroi përsëri burrat me llullë në gojë, dyfekun supit dhe thithnin duhanin të qetë në pritje të saj. Cdo gjë iu duk më e errët se vranësira që kishte mbuluar qiellin. Dëgjoi bubullimën nga larg dhe më pas shiun që po I lagte fytyrën. Ia hodhi sytë rrjedhës vërshuese të lumit. Mbylli sytë fort. Klithi sa kishte në kokë. U hodh në lumë me kokën brenda. Uji e nxorri njëherë në siperfaqe, herën e dytë nuk e nxorri më. Burrat sa dëgjuan klithmën e saj erdhën aty me vrap. Cfarë të shihnin, pak më tutje rrjedha kishte nxjerrë trupin e pajetë të vashës.
– Nuk mund ta cojmë në fshat të vdekur! Na turpëroi! – tha I shoqi. Filloi stuhi me shi të rrëmbyeshëm e bubullima. Nuk e bënë të gjatë. Hapën një varr poshtë kumbullës dhe e varrosën. Vëllai I dhëndërit hoqi një gur nga ura dhe e vuri mbi varr. Ndërsa vetë I shoqi me patkoin e kalit gdhëndi : “ Varri I Shegës” . Teksa gdhendëte ashtu, askush nuk mundi t’ia shihte lotët dhe se si puthte kohë-pas-kohe rrasën e varrit.
Ishte akoma mesditë dhe ata akoma kishin rrugë për të bërë, deri në malet e Gorës. Të pikëlluar e mërzitur, burrat kaluan urën dhe u dhanë kuajve në anën tjetër të rrugës, nga ku shihnin shiun e rrëmbyeshëm të lagte varrin e freskët të vashës…

***
….fjalët dolën lehtë nga goja e Agimit:
-Shegushe, a me jep premtimin se ti do të jesh gruaja ime?
Ajo I hodhi një vështrim të shpejtë. Më pas një buzëqeshje përshkoi cdo tipar të fytyrës së saj, sytë I ndrisnin. Coi krahët lart, dhe ia hodhi rotull qafës. U ngrit paksa në majë të gishtave. Buzët e saj prekën të tijat.
-Po unë do të martohem me ty, Agim. Do të të dua tërë jetën…
Ai e shtrëngoi fort pas vetes, dhe e puthi. Ndërsa shpirtrat e trupat e tyre ishin shkrirë në një, zemrat rrihnin fort, ndjenin dridhjet e njëri tjetrit dhe gjakun e nxehtë që iu vërshonte në venat. Agimi e mori ndër krahë dhe e hipi në kalë. Më pas hipi edhe vetë. Ndërsa tingujt e puthjeve e troku I kalit prishnin qetësinë e fushës, ashtu të përqafuar morrën rrugën që të conte në fshat. Ishte një premtim I dhënë megjithë zemër. Shegushja mbështeti kokën në shpatullën e Agimit. Ndjehu frymëmarrjen e tij në faqe. Ata ishin cliruar nga ankthi I së kaluarës, dhe shikonin me shpresë drejt së ardhmes. Dashuria I pat bashkuar ata e bërë njësh; dashuria ishte gur-themeli I të tashmes dhe pengu I së ardhmes. Dashuria e kishte sfiduar atë dhe tanimë Shegushja ishte dorëzuar pa kushte para saj. Ajo ishte aty ku I përkiste. Agimi lëvizi paksa shpatullën dhe e kthehu me fytyrën nga vetja. Kali ndaloi trokun. Ai e puthi në ballë. Shegushja buzëqeshte. U zhyt thellë në gjoksin e tij. Mbylli sytë. Kali nisi të ecte përmes cifligut. Qëndroi për një cast. Kthehu kokën nga varri I vashës. Hingëlliu fort. Agimi puthte sytë e Shegushes, ndërsa ajo ëndërronte…..

***
Postscriptum
Ende, edhe sot e kësaj dite gjendet ky varr, poshtë urrës, ku rrjedh lumi I Dunavecit. Pak më tutje në anë të lumit shtrihet fusha me të mbjella. Kumbulla e madhe dhe e vjetër qëndron kryelartë. Aty poshtë saj është “Varri I Shegës”. Thonë që pranë këtij varri, është edhe varri I një plaku. Thonë se ai u pat larguar nga malet e Gorës për të jetuar në fshatin që shtrihet përgjatë lumit. Vinte cdo ditë me kalin e tij, e qante te Varri I Vashës. Para se të vdiste kishte lënë amanet ta varrosnin pikërisht aty pranë saj. Njerëzit e kanë ditur emrin e e tij, por emrin e Aga Beut e kanë harruar të gjithë.
Emrin e Shegës , askush se ka harruar. Biles as hingëllima e ndonjë kali që kalon ndonjëherë aty pari…
Ashtu si edhe unë, që ja u kujtova …..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s