Poezi nga Abdi Përgjegja

Poezi nga Abdi Përgjegja

 

Enigmë

Një ditë
kur më nuk do të jem,
nuk dua në shpirt ta kem pendim.
Ndaj që në gjallje me varg po ta them,
sa herë të pashë ndjeva sëmbim.

Kanë thënë:
Fati shpërblen guximtarët.
Të urtët i “pleqërojnë” punët gjatë.
Po si s’mësova asgjë nga të marrët,
të kisha pak më shumë fat !

Rastësisht
nëse lexon këtë vjershë,
Atë ditë më quaj pa frikë guximtar.
Mendo ç’të duash po deshe qesh,
bërtit në kupë të qiellës “i marrë.”

Një ditë
kur nuk do të jesh as Ti,
vargjet do lexohen në ndonjë libër.
Dikush do më përmendë me emër e di,
vetëm ti do të mbetesh Enigmë.

 

Çast

Askush
s’duhet të pretendojë,
se në skutat e shpirtit tim
ka bërë një shëtitje !

Ama
çdo njëri prej jush,
mund të ndez ose fik
një çelës drite!

 

Kur plaket poeti?

Poeti plaket
kur i venitet dëshira për të shkruar,
vargjet që lexon i duken krejt pa kuptim !
Kur i sheh ato nëpër libra të stampuar,
vuan, asnjë vargu s’mund ti bëjë ndryshim

Poeti plaket
kur nuk i vështron femrat lozonjare,
as provokimet e tyre pedonales në mbrëmje !
Kur kohën e çmuar e kalon klubeve në lagje,
kthehet në shtëpi ndjen në eshtra dhembje..

Jo s’është e vërtetë,
poeti s’ plaket si gjithë njerëzit në botë !
Pse i thinjen flokët e ka dyzina vitesh mbi shpinë !
Poeti plaket kur nuk ngre stuhi në gotë,
e kur i i ftohet dashuria për dashurinë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s