Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

E njohëm varfërinë…

Me vështirësi ju prindër na rritët,
fjetëm dhe pa bukë ndonjë natë,
ndoshta dhe për ne u grindët,
që s’na ushqenit dot se ishim shtatë.

Me vështirësi u rritëm vërtet,
dhe varfërinë e njohëm e ndjemë,
por u rritëm të ndershëm në jetë,
me dashuri për njerinë e atdhenë.

 

Vala dhe vajza.

Për detin
Shkrova ca fjalë,
Deti
Më dha një valë,
Kur preka me duar valën,
Sikur putha në buzë vajzën.

Në vargje luaj
Me vajzën dhe valën.

 

Në kryeqytet…

Këtu,
Në kryeqytetin e vendit tim,
Shumë zhurma ka,
Shumë ndotje ka,
Të çmendur ka
Dhe vetëm qetësi nuk ka.

Makinat zhurmojnë,borijet zhurmojnë,
Magnetofonat e makinave shurdhojnë,
Tymra makinash nxirojnë.
Por zhurma më e madhe e vërtet,
Bëhet nga deputetët në parlament,
E nëpër ekranet televizive,
Që aq shumë zhurmë ka
Sa koka të dhemb.
Zhurma të çmendurish,
Ngacmuese, shqetësuese,
Gryese deri në thellësi
Shpirti dhemb se s’ka qetësi.

Zhurma nga politikanë,
Hajdutër e sharlatanë,
Pa fytyrë, pa din e iman,
Që shpirtin këtij populli ja vranë.

 

Kam mall…

Rri vetëm në bregun e liqenit,
Shoh valët e s’ngopem dot,
Dhe fluturimin vetëtimë të sgalemit,
Me mall të madh e shoh.

Kam mall për miqtë e mi,
Dhe miket që larg kanë ikur,
Sa dua me të gjithë të rri,
Të luajmë si dikur të mitur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s