Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Lule Prilli
 
Vetëm të ulem diku e të shoh,
si rrezet e para përthyhen
mbi majat e ngrira prej bore,
shkrirë më pas në përrenj të zhurmshëm,
gurgullimë e ftohtë
ujëra të kristalta që zgjojnë nga gjumi lulet.
 
Në të vërtetë pres tjetër vështrim
çuditërisht ardhur nga pasqyrat bardhësi
buzëqeshje, si herën e parë,
ku shkëmbehen vështrimet e rrezeve
e mali turfullon blerimin
në lëndina të veshura shumëngyrëshe.
 
Dikush të ka fshehur pas mjegullës
dhe dikush…,
të mbulon në re pëshpërimash,
ashtu endur labirintit jetë
duke mbledhur grimcat kthyer në pluhur.
 
Unë vazhdoj të ulem në krahë ylberi
ngjyrat e jetës përtërij,
rrënjëzuar përjetë në shpatin e malit,
zbardhur si bora e parë kur bie
e çelur si lule e Prillit!
 
 
 
Hyjneshë
 
Jeni e bukur?!
Shkëlqeni e verboni hënën,
natën kur ajo bredh si e çmendur
trup e shpirt shformësuar nëpër terr
fshehur pas një reje
shndërruar në regëtima shiu
të qepura pas qepallave sy
e humbur nëpër qiellin gjithësi.
 
Jeni një hyjneshë?!
Jeni më e bukur se vetë perënditë!?
Kur mbrëmjes bie në gjumë,
ato enden shtratit tënd,
për çdo natë të rrëmbejnë fytyrën
e në ballë të shtojnë një rrudhë
një thinjë më tepër në flokë
e në shpirt mbjellin mërinë.
Jeni një Eva?!
Bukuria që shndriste Edenin
e poshtë këmbëve fshihte një gjarpër,
që pickonte jetën tinëzisht
bukurinë tuaj e vyshkte për çdo ditë,
pastaj një kurm i kthyer në pluhur
trill i legjendës që vazhdon ende të shkruhet.
 
Bukuri e ëndrrës je ti!
E kaluara dhe e ardhmja përjetësi
Ju jeni unë e unë jam ti
endur shenjtësisë jetë, si një grua
portret i të gjitha kohëve, e bekuar!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s