Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Silens

Pikojnë lotë agimet.
Ngjethur, kërkojnë dritë.
Diellit të plagët, 
ia vranë horizontet.
Dita, mes përshpirtjes,
u nemit.
Drita e qorruar,
mbet varur, majëhonesh.
Siç varet flamuri gjysëmshtizë
në ditë zie…
Përthellë shpirtit,
në të zemrës ballkone.
Shpirtrat zvetënuar,
kullojnë helm edhe gjak.
Vargojnë në procesione
murgjish zimbuluar.
Me duart, që s’u duken,
lidhur pak mbi bark.
Kujtojnë dritëagun,
të humbuar tani.
Diellin tek shuhej,
në të perëndur.

Pas pak vetëm heshtje.
Heshtje dhe qetësi!
Heshtje dhe pendesë…
thellëkobit mbuluar.
Një mërmërimë ere,
ngjarë me ulërrimë
Thellëtrishtit dëneset
dhe qan, e lënguar.
Një korrb fluturon
përmbi kokat tona
Ndan trishtin mes nesh,
në një krakëllimë.
Ditët hemoragojnë.
Nuk janë, si më parë!
I vramë ditët, i vramë.
Dhe shpirtrat, i vramë…
Ju rrëmbyem dritën!
Pa ju bërë, qivur.
Ju a vodhëm dritën
Pa ju hapur, varr.

 

Më zgjon, një trrokashkë

Rrugëton në tejkohë
dhe nuk ndalesh.
Përkulur mbi bastun, 
si pikëpyetje!
Mbart vitet, mbi sup,
si peshë malesh.
Bastuni trrokamës,
thurr bejte…
Një fjalëngrohte, përkulur
i falesh!

Eh, kjo malorja
e thekur!
Të merr frymën,
atë frymë, pak të mbetur.
Harron vdekjen,
se s’ke, për të vdekur.
Kërkon jetën, fatlum,
jetën tretur…
Lumturinë, që s’ke kurrë,
për t’a gjetur!

Rrugëton në tejkohë,
hapi zvarrur…
Çibuku mbi buzë,
ka lënë, vragë.
Do të ikësh një ditë,
në të zbardhur
Kur djelli të dalë,
ndjerë plagë.
Thellëzemrës së zjarrtë,
por të zbrazur!

Do të ikësh një ditë,
e di mirë!
Nga jeta, në jetë,
do të shkosh…
Nga kjo jetë,
ëndërrngrrirë, ëndërrngrrirë
Në një jetë,
ku mundesh, të rrosh.
Ku agon, çdo mëngjes,
arromëmirë!

 

Ikje…

Ikjet, fshehin vetes, largësitë
Ikjet, nuk janë kurrë, zgjidhja e rallë
Ikjet, bartin vetes, ligështitë
Ikjet, bartin dhimbje dhe shumë mall
Ikjet, janë terre, të padritë!

Ikjet, janë rrënim dhe jo shpëtim
Ikjet, janë “burrni” e ç’burrëruar
Ikjet, janë mungesa, në frymim
Ikjet, s’marrin gjë, se s’kanë duar…
Ikjet, lënë pas vetes, veç trishtim!

Ikjet, lenë pas familjet, lenë fëmijë
Ikjet, lenë pas, bashkshorten – grua
Ikjet, u ngjajnë netëve, pa yj…
Ikjet, marrin mendjen, të lenë “thua”!
Iki ikjes… larg, mos t’ju mbërijë!

 

Ballkan 2019

Një buzëqeshje e pezmët, ngërthyr buzësh rri
Skulptura më moderne, e shekullit pa gojë…
Mbi pak, të zvjerdhur dhëmbë, shkon jetën në vetmi
Askush s’guxoi ta pyes, ç’kërkon, për ç’ka nevojë
Shtiraken buzëqeshje, ngrrirë buzëve, aty!

Askush s’guxoi ta pyes, pse s’fsheh, gojën pa dhëmbë
Shpirtrat e tretur pikut, rrudhur prej agonisë?!…
Ndoshta s’duron përgjigjen, unë qeshem, se më dhemb
Përse përzgjodhët mua, kur ka rroba të zisë
Kur ka, rroba meiti… Por ju, kjo gjë, ju tremb!

Askush s’guxoi ta pyes, vërtet, çfarë emër ka
Apo, ish ndjellë e fatit, q’atë e zgjodhëm mbret?!…
Ndoshta, s’duroi përgjigjen, që buzëqeshja dha:
Unë jam, veshje shtirakësh. Ballkan, nëntëmbëdhjetë
Mbirë buzësh të padhëmbë, që shekulli ju la!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s