Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

ËSHTË KOHA

Është koha
Lulet të flasin e buzët të heshtin
Fjalët s’na duhen më por koha

Është koha
Dielli të na rrëfejë për këtë stinë të ngulfatur
Ku ata që jetojnë keq të lahen me rreze

Është koha të zgjohemi
A e sheh
Duke ëndrruar na ikën
Të gjitha kremtat e pa festuara
Derisa vetëtimat e zhurmshme
Si vetulla të thyera mbi syrin e shpresēs
Thyhen si qelqi i avulluar
I dritareve të mbyllura

Është koha
Ta ndezim zjarrin nga hiri
Dhe puthjet mëkatare
T’i dërgojmë në ferr

Është koha
Ta vjellim neverinë nga barku
Parajsën ta mbjellim në mes nesh

 

***

Ëndërr e marrë
Sa me dinakëri
Më pushton
Më puthë
Dhe largohesh
Nata më përpinë
Unë e etur mbetem
Flakë në zjarrin e vjetër
Çmendurisht e djegur

…pres shiun

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s