Poezi nga Bledi Trebicka

Poezi nga Bledi Trebicka

 

KAOS IPAGJUMTE…

Kur natën ëndrrës
shtigjet dot nuk ja mbyll
dhe ke frikë se shpejtitë
e frymës dëgjohen
fli me sy hapur në mundsh
mbështetur djathtas
zemrën të çlodhësh…
Kaos i pagjumtë
është si të thuash
furtunë e korriktë,
që dhe pse merr, ç’ rrënjos e grryen
je i sigurtë diku brenda brinjëve,
se diellit nuk ja zbeh dot shijen.
Dhe a e di
me një diell që puth pak brenda buzëve
ju jep frymë tërë flladeve
që kohës i përkëdhel supet.
Nëse e ndjen përgjysëm
është pikërisht trajta jote,
që natës sime endet
e dehet me ëmbëlsi të shurupët
të dije, si ti puth agimet…

 

KROJET E BLUSË…

Dy pika fresk nga bucela e syve
o krojet më të ëmbël të blusë
pak mjaltë të shkrirë
gatuar me aromë qershie në buzë
dhe shtrëngimi i mes gishtave
mjaftojnë të marr edhe një here frymë.
Ti puth udhët
i pa friktë për kthesat,
ku lë të fundit vështrim
e endem gjithandej pllajave të tua,
ndërsa përkëdhel buzëqeshjen
tek përmend kufijtë…
Ndalo ndonjëherë kur më gjen mendimeve
e më përqafo po shumë
deri sa të di të të them “më ka marrë malli”
e të duash të nxitosh tek unë.
Dy pika fresk, ja kaq
a është shumë
sa për të parë një fllad
tek i lë vënd gishtave në gushë…

 

BIJA E DIELLIT…

Një frymë larg të ishe
me një të kapërdirë
të prekje brendinë
aq sa një midis
dy nishanësh ku humb
e me mollza nën mjeker
më çon tek sytë.
Prapë ngatërrohem…
brenda meje je kaq shumë
mbi frymë të dua
aq afër syve
sa të thuash dhe unë.
Me një “dhe unë”
i hedh vështrimin diellit
e me shpresë të kalitur
nis besoj se i vjedh bijën
nxitoj nëpër zhurmën e frymës
dhe rrëzohem larg…
“Pak të ëmbel
me vete mbaj gjithmonë”
thërret nëna
të nxjerr në mes pëllëmbë
të sodis, më hahesh
e shtyj sërish
puth prekjet e tua
dëshirën e dhënies
e çohem…
Je kthyer…?
Një frymë larg
bëj të zgjatem
ti buzëqesh
ngjan mall.
Pastaj kam frikë
që të dua më shumë, se dje
deri sa ta bëj pak
a do kem dot frymë vallë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s