Atje… / Nga: Mercedes Gega

Atje…

 

Nga: Mercedes Gega

(I)

Fillim maji…
Mesdita përgatitej të nisej e perëndimi dukej tej ndërkohë që
Ajo po vinte…
Autobuzi ndaloi në një stacion ku tabela thoshte se diku kishin arritur, por ajo nuk dinte ta lexonte, ( ndonëse zotëronte disa gjuhë të huaja, gjuhën vendase nuk e dinte, për më tepër që dhe shkronjat ishin komplet ndryshe nga alfabetët me të cilët ishte ndeshur deri tani në studimet e gjuhëve të huaja që kishte mësuar…)
Fatorinoja, një djal shumë simpatik, i gjatë, zeshkan, i buzëqeshur (kush e di a ishte ky karakteri i tij i vërtetë apo kështu ia donte puna, i afrohet dhe i flet me një anglishte dukshëm jo natyrale:
-Zonjushë arritëm, ky është stacioni juaj! Uroj t’ju kemi ofruar një udhëtim të rehatshëm!
Mirësjellja vazhdon dhe me ndihmën që i ofron me bagazhet dhe nuk e di se sa do të vazhdonte të mirësillej djaloshi, nëse shoferi i autobusit nuk do t’i binte bories si për t’i kujtuar se duhej të vazhdonin!
Djaloshi largohet bashkë me autobuzin duke vazhduar të shihte nga xhami i derës së tij dhe duke përshëndetur dhe një herë me dorë!
Ajri që lëvizi nga nisja e autobuzit, nuk ngriti vetëm pak pluhur nga rruga por i hodhi mbi sy Asaj dhe kaçurrelat bjonde që i derdheshin supeve! Ah kaçurrelat e saj nuk ishin dhe aq të saja, dmth ajo kishte flokë të drejta, por sa herë mundej i bënte çmos t’i bënte ato me dredha dhe nuk ishte nevoja aspak që ta komplimentonin për to, pasi ajo ndjehej super ashtu. Në përgjithësi nuk ndjehej 100 përqind e sigurt, menjëherë, për diçka të re, por kur i pëlqente dhe ndjehej mirë, nuk kishte njeri t’i ndryshonte mendjen për ndryshe!
Ora shënonte 6 e 40 minuta të pasdites dhe sidoqoftë ishte mjaft nxehtë, jo vetëm për orën, por duke llogaritur që ishte vetëm fillim maji…
Telefoni i saj ishte jashtë linje kështu që nuk mund të bënte asnjë telefonatë. E hapi një herë dosjen e kontakteve sa për të parë telefonatat e fundit që kishte bërë…

 

(II)

…dhe nëna…
Ah nëna!!!
-“Arrite mirë bijë? Kij kujdes! …dhe vetëm ca dridhje zëri që përktheheshin:
“Më mungon që tani…”
Deri në orën 8 të mbrëmjes kishte kohë të shlodhej pak në një bar, të pinte një kafe, pasi vetëm atëherë mund të vinte ta merrte me makinë shoqja e saj e gjimnazit, Arlinda për ta çuar më pas të takonte dhe zonjën N. tek e cila, nëse do ta pëlqente, presupozohej të fillonte punë si shërbyese! Në fakt sot shërbyesja rëndom quhet kamariere, por asaj nuk i vinte keq aspak ta quanin shërbyese, pasi nuk shikonte asgjë të keqe me këtë term, në fund të fundit të gjithë i shërbejmë njëri tjetrit, me qëllimin që rezultati i atij shërbimi të ofruar të ma shërbej ne dhe mirëqënies tonë.
Ajo uronte vetëm t’i pëlqente zonjës N. dhe të fillonte sa më parë nga puna.
Nuk u ul në bar, madje as kafe nuk mori, por etjes për pak ujë të freskët nuk mund t’i rezistonte, kështu që porosit një shishe ujë dhe ngadal, duke tërhequr dhe valixhen e vetme, tek e cila kishte futur gjithë ç’mund të futej në një valixhe, madje ca më tepër, duke e bërë atë të dukej kaq e fryrë saqë të jepte idenë se mund të shpërthente nga një moment në tjetrin, çapitet ngadalë drejt bregut të detit i cili e kishte shoqëruar gjatë gjithë rrugës!
Qëndron pa lëvizur për disa çaste përballë mrekullisë së lëvizshme të blusë mahnitëse të këtij deti, përkundrejt një ishulli, për atë, pa emër, rrezet e diellit të kësaj vere, përkuleshin, përthyeheshin e ringriheshin sikur kërkonin të freskoheshin nga zjarri i gjithë atij pasioni që mbartnin.
Gjithçka dukej kaq thjeshtësisht e bukur!
Kaq herë e kishte idealizuar, filozofuar e ëndërruar të bukurën, atë idiliken, të dlirën, të pakrahasueshmen e dashurisë njerëzore…
Por ja që vjen një çast, atëherë kur ti nuk e pret aspak, dhe guralecat e thjeshtë e të lëmuar, me format të shrregullta e thyerje ngjyrash, atje, në një plazh të veçuar, përballë një ishulli të panjohur, nën lëkurën e lodhur të këmbëve, të bëjnë të kuptosh se e bukura nuk ka vetëm një formë, një vend, një moshë…
Kaq pranë dhe larg na mbajnë botëkuptimet e prioritetet që vijnë më pas dhe si rezultat i saj!
Në një çast si ky e kupton se për një takim me vetveten, gjithçka ia vlen të shtyhet e të pres pak!
I la pas të gjitha dhe u ul.
Vetëm atëherë e kuptoi se sa e lodhur ishte!
Me fytyrë nga qielli, shtrirë mbi një peshqir blu, me shputat e këmbëve në bregun e detit të këtij plazhi të veçuar, përballë një ishulli që vazhdoja të mos ia dinte ende emrin, valët e detit i përkëdhelnin lëkurën e zhuritur, ndërsa ajo sapo shfletoi fletën e parë nga kapitulli i radhës nga romani i jetës së saj…
Atje…
Larg…
vetëm…
me atë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s