Poezi nga Fitore Doma

Poezi nga Fitore Doma

 

Fjalët e babait

Ti do rritesh bija ime
qëndro e lartë sikur sot
do të vijë jeta me dallgëzime 
jo çdo kujt do ti besosh.

Ti e kupton qeshjen e mikut
por dhe fjalët e ëmbla të armikut
mos u beso fjalëve të bukura me modesti
se atëherë janë munduar të shtiren si ty.

Fjalët pas shpine kurrë mos i beso
le të flasin por ti hesht
besoi fjalës që ti dëgjon
dhe besoj veprimit që ti sheh.

Jo çdo kush ty të do
sot në rrugë të lë këpuca jote
armikun kurrë shok mos e bo
Se fjala e mirë e tij ty të bëhet e keqe.

Rri me shpirtin e pastër dhe klasik
mos dalldis në mendjemadhësi
atëherë ja rrit vlerat moralit
se as kush nuk ia ka parë hajrin dalldisë .

 

Varka e kalbur!

Në shëtitoren tonë të parë
ujvara rrjedhte si në vallëzim
Përqafoheshim të dy si të pa ndarë. 
vezullonte e ndritur e jona dashuri.

Duart të shtrënguar, në përqafim rrinim
buzëqeshte dielli në fundin e një vrime.
Ishte dashuria jonë bashkë me përfundimin,
mes varkës së kalbur e mbetur nën hije.

Dridhej zemra teksa varkën e pashë
ulur të dy rrinim mbi të
Zogjtë u larguan si shtgetarët
në varkën e kalbur mbeti hiri i dashurisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s