Poezi nga Hajdin Morina
HAPËSIRË E VËZHGUAR NGA KAMERAT
(në romanin “Pallati i ëndrrave” të I.K. shteti interpretonte ëndrrat e shtetasve të Perandorisë ku bënin pjesë edhe shqiptarët)
Shpesh në kurth të vë liria
ose shkëlqimi i ekranit të celularit,
kjo dritare e Vëllait të Madh,
dhe ti e thua ëndrrën, të shkretën,
siç e ke thënë përherë.
Pastaj? Pastaj vijnë me t’marrë,
zakonisht dy vetë
që ty të futin në mes,
si në romanin “Procesi”
të F. Kafkës,
nuk ka shtetas të pafajshëm.
Dhe ta caktojnë avokat
një që të ka dënuar
“Në emër të popullit”*
tridhjetë vjet më parë.
_________________________
*titull në krye të aktvendimeve gjyqësore të gjykatave të komunizmit




























Leave a Reply