Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
LUMIT TIM, VJOSËS
 
Kështu të kujtoj gjithë herët, mbretëror !
Nën një tramont me fragmente parajse,
tyrishtim solemn i moskthimit ujor,
i rrjedhshëm në pafundësi ikanake.
 
Vend barbar, mistik dhe i grilltë
që ndryshon motesh brigjet,
për shenjtërinë e dhunshme perënditë
na joshin, e zemra përgjigjet.
 
Valëzim nimfash mbi shkumën e bardhë
edhe pse rrjedha grryhet dhe ndryshon,
kam ndjekur gjithmonë arsyet për valët,
teksa dashuria për ty, shenjtërisht më pushton.
 
 
 
GRUAS SIME
 
Pema e gjelbërt përkujdes dhe dizenjon
një projekt “nesër “ brenda vegjetimit limfor,
qartë, Unë rend pas frutit që më tundon,
me pamjen e bukur të ëndërrimit hyjnor .
 
Pastaj si shkollari i zellshëm në faqe librash
shtrij petalet e freskëta nga dashuria për dijet…
Çuditshem në vyshkje, dhurim nga perëndia,
profumi hyjnor më tepër shtohet dhe ndihet.
 
Paska kohë, e mira kohë të mendojë hiret !
Por unë gjithë sy e veshë mendoj për më tutje,
kam frikë kohën që vjen ligësisht pas hijes sime
dhe ndodh që gjithçka të më kthehet lutje.
 
Ngarendja e trishtit, e rëndë si errësira e pusit,
pas qartësimit nga terri do të më shfaqë s’do mend,
dhimbjen që shpesh lodh zemrën e të pamundurit
dhe fundit, pasqyrës, të largëtin hirin tënd.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s