Poesie di Juljana Mehmeti
Tracce d’autunno
L’autunno che io baciai
le stagioni non lo conòbbero mai,
né videro i suoi colori giunti così diversi
come provenienti da altri pianeti,
tra le corone svuotate degli alberi
che navigano al vento,
con ali spezzate
posando l’anima tra le foglie abbandonate
dissolta in una goccia di dolore
sulle pagine sbiadite del tempo.
Non si sentirono nemmeno i miei passi
nessun calpestìo di tacchi
neanche una singola traccia
sul tappeto ingiallito sotto i piedi,
solo il sospiro dei rami spogli
e la sagoma di un’ombra nel manto nebbioso,
esteso a me fino all’ultimo poro.
L’autunno che io baciai,
rimase segno delle labbra in un bicchiere dimenticato
nel parco solitario,
svanito tra ricordi lontani
come degli uccelli migratori partiti per un lungo viaggio,
scomparsi tra le nuvole e poi
ritornati
in infiniti desideri incolmabili.
Gjurmë Vjeshte
Vjeshtën që putha unë
stinët nuk e njohën kurrë,
as ngjyrat e saj ardhur ndryshe
si nga të tjera planete
kurorave të zbrazura pemësh
lundruar nëpër erë
krahëthyer,
lënë shpirtin gjetheve të braktisura
e tretur pikëzim dhimbje
në faqet e zbehura të kohës.
As hapat e mi nuk u ndien,
asnjë kërcitje take,
asnjë gjurmë e vetme
mbi qilimin e zverdhur poshtë këmbëve,
veç psherëtimë e degëve të zhveshura
dhe silueta e një hije
nëpër tisin e mjegullt,
zgjatur tek unë
gjer në të fundit pore.
Vjeshtën që putha unë
e lashë shenjë të buzëve
tek një gotë harruar në parkun e vetmuar
tretur të largëtave kujtime,
si zogjtë nisur,
në të gjatat shtegtime
humbur përmes resh
e rikthyer dëshirash …
@Julja




























Leave a Reply