Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti

 

MOTIV RINOR 

S’ iu tremba kurrë dashurisë,
as kur grisja këpucë nëpër vapë,
as kur plevitosesha në shira,
as kur pija e bëhesha tapë,
sepse ajo ish ilaçi bekuar,
mrekulli mbi mrekullira,
më e fortë se vetë penicilina…….!

 

NË NDJEKJE TË ËNDRRËS
 
Mbi një ëndërr
shtriva kabllot e mendimit,
s’e mbajten ngarkesën
siguresat e trurit,
u shprishën, u dogjën qelizat,
u bënë pluhur.
 
Endem tani rrugëve pa ndriçim,
si një idjot i lindur,
i pa shpresë, mjeran i lodhur,
për të arritur një tjetër ëndërr,
që si një i gënjeshtërt vegim,
më fton për të rilindur…..
 
Më në fund kuptova,
kotësinë e përgjerimit,
vetëm Krishti lind e vdes kur të dojë,
ne jemi thjesht, nje grigjë e heshtur, e përulur,,
që leje duhet të marrim nga Qielli
edhe për tu bërë pluhur…..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s