Poezi nga Greta Kadare Teta

Poezi nga Greta Kadare Teta
 
 
***
 
Dashuron vera sonte në vendin tënd
Muza dashuron, në vendin tim
Nata si vetja pus i ka dëshirat
Ajo, nata…… ka ca trille për gjithkënd.
 
E deri nesër ka ende kohë
Ti pas gjumit do shohësh ëndërr
Nesër sa të zbardhi dielli
do jetë mëngjes
Dashuria shuar verë do të duket e çmendur.
 
Të kam thënë?!
Jo s’ ta kam thënë
Për veten s’ dua ti them kujt,
por ndodh vetja nuk më pyet
tregon dhe kur nuk dua unë.
……
Dhe sa herë kur ëndrra zgjohet
Ankth
Dua unë të bie në gjumë,
më tremb liri e vetes,
më tremb më shumë se çdo furtunë.
 
Veten do bind
Do bindesh edhe ti,
kur vera gjakut të jetë shuar
Jooooooooo nuk jemi dashur unë e ti,
por muza e vera janë dashuruar …
 
 
 
***
 
U krruse baba ,u krruse
Ky vit rëndojë mbi ty sa një shekull
Në shpirt ta hodhi një dhimbje,
por ndjej , të shoh ti nuk jepesh.
Të shoh ndanë zjarrit të thyer
në pritje të një malli të shtuar.
U krruse baba u krruse
Ndjej si të dridhen dhe duart,
gëzoj të kam pranë
më dhemb tek të shoh,
ta lexoj në sy gjithë ç’ të theri
kjo vjeshtë të bëri thërrime.
Në krrusjen tënde e ndjej
dhe zemra si duart të dridhet
me zë e zjarr ta gëzoj gjithë çke.
Ti krrusur vështron zjarrin heshtur
në pritje të mallit që djeg
Fillon kuvendon veç me qiellin,
për zemrën e lodhur në pritje.
Rrebeshit do ja lypja ylberin
më dhemb e të dua kaq fort
të dua dhe për yjet e qiellit.
U krruse baba u krruse
Këtë vit sa mijëra shekuj…
 
 
 
***
 
Ëndërr që përkund netët vetëm
në metastaza dhimbjeje , melhem
 
Preket mishi , gjaku prehet
në përhumbje heshtjesh
ndjehet i njëjti refren
 
Ti endje hapësirave krahflatra
në errësirën e drites që ther
 
Ëndërr, bukuri e netëve të gjymta
Metastazë parajse, ku ndjehet ferr…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s