Poezi nga Sahit F. Osmani

 

GJITHÇKA KA MBETUR NË PERGAMENIN
E MENDJES

Gjithçka ka mbetur në pergamenin e mendjes
Gjuha e bukur me valëzimin e përsosur
Lakimi i tingullit të zërit në lakoren e saj
Që joshte veshin për ta dëgjuar

Lajkat e miklimet me përqeshje të zezë
Dinakrisht intrigonin shkëlqimin e bukurisë
Fytyrës diellore i mvishnin brymê
Ta paraqisnin moralin e tyre të rremë

Gjithçka ka mbetur në pergamenin e mendjes
Dredhimi i tingullit të zërit pèr bukurinë e fjalés
Verbimi i ngjyrave pēr shkëlqimin e dritës
Fshirja e kujtesës në shportën e Kutisë së
Zezë.

 

MË DOGJI FJALA E FLAKËS VRULLUAR

Me dogji fjala e flakës vrulluar
Rrënjëve të hirit me prush mbuluar
Ç’mund të bëhej nga diçka e tretur
Pa thelb të qenies së shkrumëzuar

Më dogji ngjyrë e dritës së tretur
Përzier me pigmentin e syve të mi
E agta dhe e zeza m’kishin mbetur
Tretësoheshin në shkrirjen si qiri

Më dogji plaga e shuarjes së dritës
E ndjeva dhimbjen që të çmend
Mos o zot të qe shuarja e vetvetes
E ndeza fjalën vdekjes t’i shpetoj

Më dogji loti i qerpikut eklips
Që shponte përvëlueshëm brenda meje
Rrebesh shiu doja të binte nga qielli
Ta shuante zjarrin që digjte në heshtje

Me prushin që përcëllonte gjer në vdekje.

 

Tingëllimë

Thur ëndrrën e jetës në pritje shpresa
Vetmia hidhrueshëm i trazon shpirtin
Kujtimet si gjethet që i zverdh vjeshta
Këputen dhe mëshirshëm kërkojnë
shtratin
Dhimbja rritet në shtrimjen e rrëmbyeshme
Shkallmimit të dallgëzuar kërkon shpëtim
Ëndërr e përdhosur mbetet në lulishte
Digjet pa jetë e mbuluar me brymim

Zgjimin shpejt e kërkon mendimi
Veshur me petkun e dritës së jetës
Lidhur trurit me një fije të shpresës

Se në varr të jetës dergjet harrimi
Ngrirë në mendje si qiriri i fikur
Mbetet vetëm hiri i shpirtit këputur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,961 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List