Poezi nga Nora Halili
NË KRAHËT E ËNDRRËS
Më merr….
në krahët e ëndrrës më mbaj
të shkojmë në horizonte të largëta,
të harrohem në xhunglën e dashurisë.
Më merr…
në pye pa shtigje,
të humbas me ty.
Ta puth kupën e qiellit,
derisa buza të plasë gjak.
Më merr….
të dehem me aromën tënde,
mbi gjoksin tënd të pushoj.
Në vesh të përshpëris…..
Më vrit!
Të mos zgjohen nga kjo ëndërr!




























Leave a Reply