Vladimir Holan
Kalendari poetik: Vladimír Holan (1905-1980)
Poeti i njohur çek, Vladimìr Holan, u lind më 16 shtator 1905 në Pragë, ku studioi për drejtësi dhe letërsi. Pas Luftës II Botërore u bë antar i partisë komuniste, por rrreth vitit 1950 u largua nga partia dhe përqafoi katoliçizmin. Nga ai çast u tërhoq nga çdo veprimtari publike, në një farë mënyre, u muros për së gjalli, vetëm me librat; pas luftës I botërore, pas tmerreve të nazizmit, stalinizmi qe i padurueshëm për shpirtin e poetit. Është e fuqishme dhe njëherësh e brishtë poezia e Holanit. Ja njëra prej tyre:
RINGJALLJA
Është e vërtetë që pas kësaj jete do të na zgjojë
buçima e burive?
Ndjemë Zot, por më ngushëlluese do të jetë
që kur të ringjallemi nga vdekja
thjesht të na lajmërojë kikiriku i këndezit.
Pastaj edhe një hop shtrirë do të rrimë…
E para që do të çohet
ka për të qënë Nëna…Do ta ndjejmë
kur të ndezë zjarrin pa u ndjerë,
ngadalë do të verë mbi sobë tenxheren,
nga rafti çajnikun do të nxjerrë.
Sërish në shtëpi dhe një herë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj