Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

 

A THUÈ

A thué
rrijmë n’trup
strukun
…, që rri mbi tokë
e kjo si anije n’hapsinë
na rrotullon
na bjen
t’njejtit vend saherë,
bahet ditë
natë
na rrotullon njisoj
për pa e vnu re
a luen fija e flokut
kur nxihet qielli
a zbardhen retë…

Athué
gjama ma e madhe
rrin brenda
për pa dàsht me dal jashtë
si bubullimë
qi t’i kërcet veshtë kur nihet.

 

NJI HUKAMË

Nji hukamë
aq âsht bota
nja e mbshtjellun avullnie
qi na mban si mrena fluske
trupin
e shpirtin,
qi n’sytë e mi ka shkrue friken…
tash na
jena njerëz t’friksuem
prej që moti
qi s’dijme me pa
a âsht dashni
a vujtje
…e çfarë bajmë?!
Veç strukemi
skutave ndertueme
shtepive mure gurë
a nashta skutave që ia kemi ba vetit
erresuem frikash
për pa dasht me gjet driten
për pa dasht me çel driten.

Hukamë jam edhe unè
nja si bota e fluskueme
dalldisun moteve
pa e ditë kurr
çka bahet prej saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s