Matilde Camus
Kalendari poetik: Matilde Camus (1919-2012)
Sot, më 26 shtator, është një qint vjetori i lindjes së Matilde Camus (emri i plotë Aurora Matilde Gómez Camus), poete dhe shkrimtare spanjolle. Vendlindja e saj është Santader, që sado udhëtoi shumë gjatë jetës së saj, nuk e braktisi kurrë, atje ndërroi jetë. Pa u mbushur muaji nga lindja e saj, i vdiq nëna nga komplikacionet e pas lindjes. U lidh shumë pas të atit, të cilit i kushtoi këtë poezi:
DO TË DOJA
(Babait tim të dashur)
Në majë të gishtave më pëlqente të ngrihesha,
deri sa të të arrija ty.
Mbi selvitë do të doja të ngjitesha
mes halave, në majë.
Dhëmbja e duarve të më bëhej ledhatim
të të fërkoja tëmthat ty
dhe mbi flokët e thinjur të të lija
erëmimin e drethkës së freskët.
Trupin e plakur do të doja
me bisqe të blertë ta mbuloja
dhe mbi fytyrën e dashur me rrudha,
puthje të ngrohta të lija.
Të mbështillesha qark teje me dashuri,
ashtu si bëja gjithmonë;
do të të jepja aq shumë dhëmbshuri
ashtu si ti e meriton.
© shqipëroi Maksim Rakipaj