Poezi nga Eleonora Gjoka

Poezi nga Eleonora Gjoka
 
 
Udha e ëndrrës
 
Sot u ngrita drejt hapësirave të kaltra,
me ty në krahë,
të rrëmbeva si zanë…, e ku nuk vajta,
jo me ty… , po me shpirtin tim binjak.
 
Dhe sapo të gjeta
të pushtova si skifteri prenë
qëndisa rreth një rrjetë
prej fijeve të bardha, plot krela.
U nisëm larg për në yllnaja!
 
Dhe ëndrren e zgjata, e zgjata
gjersa dielli puthi majat e arta.
Barkat ehh barkat…
 
Ma trembën ëndrrën
të çanin valët e kaltra
me llokocitjet e gjata !
 
 
 
Sa më pëlqen
 
Sa më pëlqen që të ëndërroj,
si gocë e vogël dua të vrapoj,
të therras nëntë muza pranë,
të bëhem erë e tramundane,
të ndjej në zemër frymëzim.
Nuk dua jo, në një vend të ri!
 
Të ngjaj tamam me një përrua
që rrjedh nga mali gurgulluar,
një deltë e gjerë, një katarakt
bubullimat që shkrepëtijnë lart.
Një zemër që rreh me rrëmbim,
një buzëqeshje nga një fëmijë!
 
Nuk dua të ngjaj me një moçal,
me një kanal që rrjedh ngadalë,
Një “ Det i Ngrirë”, një aisberg,
një lumë që freski nuk të sjell
dhe jo liqen në majë të malit,
që rri në hartë si gjurm’ e kalit.
 
Dallgë mbi shkëmb dua të plas,
det që shkumbon në çdo tallaz,
të zhytem brenda e të ëndërroj,
të çlodhet shpirti dhe të meditoj
dhe kudo, kudo që të jemi të dy,
aty do ta ndjejmë dhe lumturinë!
 
© ELKO N. Qeparoi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s