Poezi nga Altin Meçja
Thëngjill që fiken duke shuar ëndërra
Kur ishim të vegjël rrinim pranë oxhakut,
thëngjillë që fikeshin me një mal ëndrra ndër sy,
eh koha që ikën nuk vjen më,
si e tashmja me të nesërmen që nuk ekziston.
Ah ata ikën,
takuan Zotin duke qarë,
duam të pimë për të parë botën me ngjyra,
ishte ftohte,
shpirtin e kishin mbuluar me batanije të vjedhura.
Gjyshja tespijesh numëronte rrudhat e saj,
një tenxhere digjte shpirtra të pa larë,
mjerimin e leshësjetullit e lëshoi si aromë,
për të dehur një grup dasmorësh që rrinin në stacion.
Sytë i kisha të skuqur,
mbrëmë nuk fjeta,
isha me ëndrrat duke ndezur thëngjillë,
ata thëngjij që ndizeshin e shuheshin atje në fshat.




























Leave a Reply