LUMTURI E SAKRIKFIKUAR NË AVENTURËN E RITIT SOLAR / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Posted on October 2, 2019

0


Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

 

LUMTURI E SAKRIKFIKUAR NË AVENTURËN E RITIT SOLAR

Do desha t’më ish sforco t’shkruarit për të konservuar k’të moment t’kësaj epoke
e nuk m’ndodhka k’shu.
Do desha t’i besoja qetësise medituese e t’prisja ndryshim
po nuk m’ndodhka k’shu.
Do desha gjithashtu t’i besoja zërin t’tashmes s’plagosur
e mos e kthejë n’protagoniste t’zhurmshme,
e përsëri nuk m’ndodhka k’shu.
Po pse?
Pse nuk ndjek pas thëmbrën indiferentizmi komod
e t’shtrëngoj rripin, që kurën e dobësimit t’ lëvdoj?
Pse nuk lyej me tjetër t’kuq buzët që moshën t’korruptoj
e në zyrën civile në siklet nënpunësen t’shoh…?
Pse?
Pse, psetë m’janë qindra,
mijra
e frika e shtimit t’zerove më rrënqeth për to?

Sepse kohët noprane mposhtin ngazëllimet,
precepitimet në inercitë e hapave t’lehtë të vetmisë,
si për tu dukur e privilegjuara e ndërgjegjes,
që lumturinë sakrifikon në aventurën e ritit solar që më s’njoh.

Posted in: POEZI