Përurohet libri “3000 aforizma” i autorit Halim Hasani dhe orë letrare në Bujanoc
Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, u përurua libri më i ri me aforizma, me titull “3000 aforizma” i autorit Halim Hasani.
Ky përurim u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve” Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe e udhëhoqi kryetari Bilall Maliqi.
Për librin folën redaktori i librit, shkrimtari Hysen Këqiku dhe recensenti i librit, publicisti dhe satiristi i njohur Sevdail Hyseni, të cilët çmuan lart punën krijuese të Halim Hasanit.
Diskutuan për librin, poeti Avni Shaqiri dhe poeti Nehat Ramizi.
Pati lexim të aforizmave nga libri nga nxënëset :Alejna Nuhiji, Aulona Limani dhe Agnesa Thaçi.
Në fund fjalën përshëndetëse e mori aforisti Halim Hasani, i cili i përshëndeti dhe i falënderoi përzemërsisht të gjithë të pranishmit për kohën e ndarë për ta nderuar atë dhe librin e tij.
ORA LETRARE
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ora letrare në të cilën lexuan poezitë e tyre poetët anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”: Hysen Këqiku, Nehat Ramizi, Avni Shaqiri, Marigona Fejzullahu, Herolinda Salihu dhe Halim Hasani.
Në fund për të pranishmit nga autori i librit, u shtrua një koktel modest.
Bilall Maliqi, kryetar