Poezi nga Brikene Ceraja- Beka
Jeta përmbyllet në gjumë
Ti rri nën diell, i ulur në shkamin prej druri, aty ngulitur pranë oxhakut, edhe ditëve të nxehta lëshon zjarr.
Ti rri pranë flakës së tij, qëndro ulur aty edhe pse të është mpirë trupi, mos lëviz pa e shuar etjen, pi dhe mbylli dritaret mos të fryejë era, rri ulur në shkamin e vjetër
e jeta përmbyllet në gjumë.
bcb (shtator 2019)