ÇËSHTJA SHQIPTARE NË STRATEGJINË KOMBËTARE (Rreth librit të autorit Jahja Lluka “Përmbledhje shkrimësh”, botuar këto ditë nga  Akademia e Shkencës dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,në New York) / Agjencioni Floripress

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË STRATEGJINË KOMBËTARE

(Rreth librit të autorit Jahja Lluka “Përmbledhje shkrimësh”, botuar këto ditë nga 
Akademia e Shkencës dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , në New York)
 

Në vargun e shkrimeve publicistiko-historike tek ne në Kosovë , është vepra me re e publicistit shqiptar Jahja Lluka me titull“Përmbledhje shkrimesh”,që është botuar këto ditë në “Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane” ,në New Yor. dhe është shtypur në “Dukagjini”, të Pejës.

Jahja Lluka ka bërë emër dhe përpjekje për një vepër të tillë nga fusha e dijes historike dhe që është një studim I thuktë I historisë tonë kombëtare.Dëshmitë historike janë vjelë në arkivat e ndryshme të kohës qofshin ato vendore,serbo – kroato-sllovene ,osmane ,veneciane,vieneze ,raguziane, etj.

Libri është i sistemuar mirë në 160 faqe , të ilustruara me fotografi dhe të dizajnuara mjaft mirë nga redaktori teknik zt.Luan Tashi.

Në libër janë hulumtuar mjaftë mirë mardhëniet shqiptaro-osmane: shqiptaro-serbo-malazeze ;ruso- osmane-serbe etj.që  nga shekulli XV -të ,  Rilindjen  kombëtare , si dhe historinë më të të re  të  shqiptarëve në  Republikën e Kosovës.

Shekuj me radhë ishim dëshmitarë, të vuajtjeve , trishtimit për një komb që është i lashtë dhe që nuk iu dorëzua skllavërisë sepse shqiptarët ishin dembabadem në trollin e vet stërgjyshëror.

Shumica e popujve të Ballkanit deri në sekullin XIV ishin të pavarur dhe kishin arritur të formojnë shtetet e tyre kombëtare.

Secili sipas mundësisë jetoi dhe krijoi një histori dhe një traditë të vetën duke e ruajtur qenjësinë e vet,doket e zakonet dhe duke respektuar ligjet e shtetit të vet.

Në mesin e këtyre shteteve Ilria ishte ndër shtetet më të lulëzuara, e në mesin e saj Dardania antike krahina më e popullarizuar dhe ndër më të zhvilluarat në Ballkan dhe Evropë.

Por me fillimin e dyndjeve slave në shekullin XIV tërë historinë e lulëzimit e shtetit ilir fillon ta mbulon errësira mesjetare.

E tërë shtypja e gjenocidi sllav drejtohej perms kishës ortodokse slave,ndërtimi i të cilave fillon me ardhjen e sërbeve në këto anë,madje në shumicën e rasteve pushtuesit slave kishat katolike ilire i shndërruan në kisha ortodokse ashtu siç ndodhi më shumë kasha në Kosovë(Deçani,Graçanica etj) në të cilat sot e kësaj dite shihen gjurmët e pashlyera ilire.

Edhe përkundër inkuizicionit të pashembullt të shkizmë slave e cila me çdo kush tentonte ta zhdukë dhe asimilonte popullsinë auotktone,të përvetësonte çdo të arritur të races iliro-shqiptare,edhe
përkundër shtypjes sistematike shqiptarët arritën t’i bëjnë ballë fushatës shfarosëse dhe me fanatizëm ruajtën doket,zakonet,gjuhën,flamurin e trditat autoktone kombëtare.

Pushtuesit e shumtë erdhen e shkuan po pasardhësit e ilirëve- shqiptarët mbeten zot në trojet e veta, të cilat nga sulmet e pandërprera të pushtuesëve të ndryshëm u rudhën dukshëm por nuk u shuan do, arrijtën të mbijetojnë.Andaj Kosova mund të quhet “djep”I Sërbisë aq sa mund të quhet”djep” i Turqisë.

Edhe në sundimin pesëshekullor të Perandorisë Osmane popullsia shqiptare arriti të mbijetoi deri në ditët tona.

Lëvizja kundër pushtuesve të njëpasnjëshëm asnjëherë nuk u shua.Ajo veproi here me intenzitet më të shtuar e here me intenzitet më të ulët,varësisht prej kushteve dhe rrethanave shoqërore-politike të kohës.

Shekujt X V, e deri në shekullin XX shqiptarët ishin pothuaja çdo herë nën kërcënimin e hijenave të djallit, që merrte me veti shpirtrat, ëndërrallat ,dëshirat dhe dashurinë, që të jetojnë ,aty në tokën ku zotat ia falën etërve të tyre !…

Zingjiri i luftërave për mbrojtjene e trojeve të rrezikuara shqiptare nuk u këput asnjë çast tash e disa shekuj…

Studiuesi Jahja Lluka m’u si bleta përzgjodhi mirë e mire nektarin e trajtimeve të veçanta historike për çështjën shqiptare , veçmas ato të ndërgjegjies kombëtare duke i saklitur dhe përkujtuar   heroizmiin e tyre në shekuj si fjala vjen :  Gjon Kastrioti, Gjergj Kastrioti-Skendërbeu ,Andronika (Donika) Kastrioti, Pjetër Bogdani, Sylejman Vokshi , vëllëzërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni , Dedë Gjo Luli, Hasan Prishtina , Rexhep Mitrovica, Nëna Tereze, Ramë Bllaca,Elena Gjika , vëllëzërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla , Kadri Zeka,Ibrahim Rugova, Shaban Jashari më të bijtë Hamzën dhe Adem Jasharin, Himë Haradinaj më të bijtë Shkelzenin,Luanin ,Ramushin dhe Dautin e e figura tjera të ndritura të kombit tonë.

Libri është i shkruar me gjuhën e fakteve për kolonizimin e Kosovës nga serbo-malezezët si dhe shpërnguljen e shqiptarëve, që ishte edhe kjo brengë dhe plagë e dhembshme kombëtare…

…Eksode masive,vrasje,dhunime,burgosje,tortura,nuk iu ndalën shqiptarëve përgjatë 100 vjetëve.

Regjimi serb donte t’i çrrenjoste shqiptarët nga toka nanë, më të vetmin qëllimi që qenia shqiptare të zhdukej nga faqja e dheut.

Qëllimi i përhershëm i fqinjëve sllavë, ishte gjenocidi i vazhdueshëm serbosllavë për vrasjet masive që nga Bosna dhe Hercegovina me shfarosjën e 8.000 boshnjakëve për një ditë nga forcat ushtrake serbe të gjeneralit famëkeq Ratko Mlladiçit , apo vrasjet masive në teritorin e Kosovës në shekullin e kaluar.

Dhe Serbia ,edhe pas 21 vjetëve të luftës heroike të popullit tonë nuk e zbatojë kurrë marrëveshjet e nënshkruara për zbardhjen dhe fatin e personave të pagjetur.

Serbia për çdo njeri tonin të zhdukur e di ku gjendet, sepse ushtria dhe policia vrastare e tyre -pothuaja asnjë krim nuk është bërë i pa planifikuar. Planet serbe kanë qenë sa më shumë krime e më pas të asgjësohen argumentet.

Kosova në vend të fushave me blerim, mbolli tokën me gjak dhe varre !

Pranverat nuk erdhën me më zogj shtegtarë, por shtegtaret ishin nën hirin e dhembjes , trishtimit…
Po,po ishin shqiptarët që po largoheshin nga fati i tyre trishtë, nën kërcënimin e orës së humbur, ku koha dhe historia desh t’i përbinte një popull të terë.

Fushat ,pllajat dhe malet e Kosovës ,mblidhnin shpirtëra të cilët vriteshin pamëshirshëm nga dora e hasmit barbar, për “fajin” pse ata ishin shqiptarë.

Dhe , Kosova tash pas 21 vjetëve është e udhës dhe ligjore që ta krijojë një Gjykatë Speciale për gjenocidin serb dhe krimet e luftës.

Ne tani e kemi një Gjykatë Ndërkombëtare që e miratoj Kuvendi, e cila është me prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë, që të akuzuarit, dëshmitarët janë shqiptar nga Kosova.

Kjo Gjykatë Speciale e dytë, e Hagës është kundër krimeve të pretenduara të UÇK-së. Ndërsa neve na duhet një Gjykatë Speciale për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, dhe që ka për objekt ata paramilitarët e Serbisë, e po ashtu ku Kosova përmes Interpolit duhet të kërkoj që t’i ekstradoj dhe t’i dënojë në Kosovë.

Gjithashtu Kosova duhet të paraqes kërkesë të bëhet një gjykatë ndërkombëtare për këto krime, dhe gjenocidin e Serbisë, sepse Gjykata e Hagës nuk ia arriti me sukses t’i dënoj një numër të vogël të personave, duke mos dënuar as kryegjelatin Sllobodan Millosheviqin.

Ndryshe sot anëtarët e komisionit ad hoc për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, janë pajtuar që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe lista e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Kryeprokurorja Karla Del Ponte (GJND , në një raport të saj që e dërgoi në Këshillit të Sigurimit të Kombëve të Bashkura,në nëntorin e vitit 1999 për gjetjet e varrezave masive në Kosovë , në 6 muajshin e e parë që ishin të evidentuara hiq më pak se 195 varreza masive me 2018 kufoma.

Në vitin 2000 ishin regjistruar edhe 325 varreza masive me 1577 të vdekur.Arsyeja e dytë për projektet shfarosës të shqiptarëve është mungesa e hetimit të krimeve ligjore penale për dhunimin e 20 mijë femrave.

OKB (UNMIK-u) , Evropa (Eulex-i), dhe Serbia heshtën dy decenie për vrasjet e fëmijve,grave,
pleqëve …e familjet presin eshtrat e familjarëve më atë çka ju ka ndodhur, nga janari i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999 .

Arsyeja e tretë shumë rëndësishme është që ky libër të shfrytëzohët si bazë e një përpjekjeje, për të ringjallur procesin e hetimit nga organet kompetente të Kosovës apo të ndonjë Gjykate Speciale ngase vetë UNMIK-u , Eulex-i i ” harrojë ” masakren e Mejës me 360 të vrarë, Krushën me 250 civilë të vrarë,…Izbicën,Likoshanin,Qyshkun ,Belegun,Lebeniqin,Obrinë etj.etj.

Një radar tokësor ka bërë incizime në Kosovë dhe Serbi. Ato rezultate tanimë i ka edhe vetë Lluka .

Ne kemi gërmuar shkruan Lluka në dy vende në Kishnicë, por pa sukse. Inqizimet satelitore i tregojnë vetëm anomalitë e shtresave tokësore, por nuk mund të gjejë varreza masive… Ekipet hulumtuese janë të urdhëruar nga Prokurorët për krime të luftës që aty ku ka dyshime të bëhen edhe gërmime.

Vend meritor në librin “Përmbledhje shkrimesh” është edhe përiudha historike: 1981-1990 ; 1991-1997; 1998-1999; 2000-2019 .

Viti 1981, quhet vit i “Motit të madh të Kombit shqiptar” ,apo vit i “Pranverës së madhe studentore”.

Demonstratat që shpëthyen në pranverën e viti 1981, Greva e minatorëve të Trepçës (1989); 2 koriku i vitit 1990 , 7 shtatori i vitit 1990, si dhe Lufta heroike e UÇK-së (1998-1999) e çorrën maskën serbosllave.

Ideologjia komuniste e Jugosllavisë Titoiste ishte demagogjike e tradhtare që ishte e grumbulluar në Kosovë që nga viti 1945 e këndej.

Datat historike që shtjellon në libër , ishin një kontestim i Jugosllavisë së atëhershme që Kosovën e mbante peng.

Këto ngjarje s’mund të trajtohën ndryshe pos si një shpërthim vullkanik i llavës së paknaqësisë gjithë popullore, që ishte e akumulluar në unin e çdo shqiptara për dekada të tëra.

Zërit të atdheut, thotë Lluka iu përgjigjën të gjithë shqiptarët që gjakojnë për liri e çlirim që nga Tivari deri në Prevezë , që nga Jeni Pazari e Prishtina , Presheva , Bujanoci, Kumanova, Shkupi e Mananastiri etj.

Shqiptarët nuk mund të rrinin në një bashkësi më të cilën nuk kishin asgjë të përbashkët :as gjuhën,as kombin,as traditat,as etnitetin.

Ata nuk mund të rrinin në kuadër të një bashkësie padronësh dhe të nënshtruarish, në një bashkësi që u serviret pozita e të shtypurve dhe e të shfrytëzuarve në trojet e veta stëgjyshore, në një bashkësi që përjetuan vetëm gjenocid , tmerr e shfarosje masive , në një bashkësi që nuk çmohohet e drejta njerëzore e kombëtare,siç ishte ish Jugosllavia e Titos dhe serbosllavia e e Millosheviqit, tash Serbia e Aleksandër Vuçiçit dhe içave dhe viçave tjerë.


Prandaj si të gjitha kombet e qytetëruara, edhe shqiptarët menduan për çlirimin e tyre .Atë e bëri populli i shumëvuajtur ,si dhe pjesëtarë trima të UÇK-së bashkë më NATO-n.

Kosovarët herët apo vonë kërkojnë me ngulmë bashkimin e shqiptarëve , si e drejtë e patjetërsueshme , në një trung të vetëm tokësor – në Shqipërinë e bashkuar.

Vepra madhore “Përmbledhje shkrimesh” është një kontribut i çmuar i zt.Jahja Lluka ,që ia dha hisoriografisë shqiptare një të vërtetë e që po krijohët nga njerëzit e vet.

Është ky një libër për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e dhembshme por krenare të popullit shqiptar deri në ditët e sotme.

Këto fakte shumë të tjera ,të cilat kishte filluar t’i mbulojë pluhuri i harresës historiografike, që paraqitëshin të mjegulluara apo edhe të pasqruara përshkak të faktorëve të ndryshëm kohorë,
megjithëse me fanatizëm të pashoq u përcollën nga brezi në brez, e shtynë Jahja Llukën,që më këtë libër të lë gjurmë në ruajtjen e traditës historike, kombëtare e etnografike të Kosovës, gjithnjë duke u bazuar në të dhëna faktike,dokumentare e gojore rreth të kaluarës dhe të tashmës së shtetit më të rinjë në botë.

Sigurisht që puna e autorit Jahja Lluka do t’i shërbejë gjurmuesëve dhe studiuesëve të Kosovës si një nismë e mbarë për ta ndriçuar në mënyrë të gjithanshme vërtetësinë etnike shqiptare,për të paraqitur realisht luftërat dhe mbijetesat për ta ruajtur gjenin e stërlashtë nga pushtuesit e ndryshëm.

Është meritë e veçantë e autorit që problemet e shtjelluara në këtë vepër me peshë ,janë të shpjeguara me një stil të rrjedhshëm që të mban të lidhur nga një pjesë në tjetrën.

Agjencioni Floripress

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s