Kosta Nushi (Albania)

Kosta Nushi (Albania)

U lind në Velahovë të Sarandës më 5 prill 1962. Poet dhe muzikant me studime në Akademinë e Arteve të Tiranës, si dhe me studime të mëtejshme kompozimi në Athinë.

Ka botuar poezi, kritika, artikuj dhe intervista në gazeta e revista të Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë e Rusisë. Është pedagog në një shkollë të mesme muzike në Athinë.

Është promovuar e dekoruar në Athinë, në Vidin e Pleven të Bullgarisë, si dhe në Stamboll në fushën e krijimtarisë letrare, por dhe në atë muzikore. Ka botuar 3 vëllime poetike në greqisht, si dhe 1 vëlliim të përkthyer që qarkullon në Bullgari. Ka përkthyer në greqisht disa poetë shiptarë, midis të cilëve edhe  poetin e Klubit të Krijuesve Jonianë, Bardhyl Maliqi me “Perandorinë e zogjve”.

Poezi të ndryshme të Kostës janë botuar në antologji të ndryshme ballkanike dhe europiane.

 

NE DO TË VIJMË SI PRANVERA
 
Si erdhën këto ditë të përçudnuara
Me amokun e stërgjatur si shtrati i Prokrustit,
Me qetësinë e ditëve që rivalizojnë netët.
Dhe ngjan toka kaq e ndjerë,
Sa të vjen keq të shkelësh mbi barin e thatë.
 
Kanë ikur të gjithë nëpër vende të tjera
Dhe të vjen çudi pse s’ikën edhe vargmalet,
Brezat me lisa, shtëpitë dhe bustet.
Përse s‘kanë ikur edhe ata për pak kohë,
Si ne që bëjmë sikur kemi ikur
E kthehemi herë pas here, sikur lozim kukafshehti
Sa edhe ky lumi ikën jashtë shtetit,
Ose bën sikur ikën se në fakt
Është akoma këtu, sikur s’ka ikur asnjë herë.
Ashtu edhe era vjen përpak e fryn
Shtiret sikur ikën,
sepse do të vijë përsëri te na sjelli
lajme të pakuptueshme nga e përtejmja.
 
Ne ikëm kur me në fund, na e dhanë çdo gjë
Si gushti që i ka të gjitha ikëm ne
E do të vijmë përsëri si pranvera,
Si pranvera jetësore,
e etur për dashuri!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s