Cikël me poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Cikël me poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
DUA BUKË, NËNË
 
Dua bukë nënë, dua bukë nënë,
Bukë, bukë dua e dashura nënë.
Oh, nënë, nënë, nëna ime,
Pse ti qan për urinë time ?!
 
Dua bukë nënë, dua bukë, nënë,
Bukë, bukë, dua e dashura nënë.
Oh, nënë, nënëlokja ime,
Edhe ty të brengos kafshata e bukës sime !?
 
Dua bukë nënë, dua bukë nënë,
Bukë, bukë, dua bukë nënë.
Oh, nënë, nëna ime e dashur,
Edhe ty për mua zemra të ka plasur ?!
 
Dua bukë nënë, dua bukë,
Nënë, dua bukë, dua bukë.
Oh, nënë, nënëlokja jonë.
Pse na e morën nga goja kafshatën tonë?!
 
Bukë, dua nënë, bukë, dua nënë.
Dua bukë, nënë, dua bukë, nënë.
Oh, nënë, nëna jonë,
Dua bukë,bukë, bukën e arës sonë.
 
 
 
DIKUSH
 
Dikush nuk ka pak bukë e kripë për të ngjy,
Dikush luan bixhoz e me meze pi raki,
Dikush dridhet nga të ftohtit e uria,
Dikush tëndet nga vallja e dollia.
 
Dikush kërkon të ketë në çantë një abetare,
Dikush paratë i humb nëpër kumare,
Dikush nuk ka gëzim e fëmijëri,
Dikush ka dëfrim pa kufi.
 
Dikush thurr ëndërra të bukura natë e ditë,
Dikush prej tyre është mërzitë,
Dikush është lodhur me vuajtje e mundime,
Dikush është ngopur me dëshira e gëzime.
 
Vallë, a thua ka më keq në botë,
Kur jeta nuk shijohet nga të gjithë e njejtë dot?!
 
 
 
NE FËMIJËT
 
Ne fëmijët, dëshirojmë të kapemi në valle,
Të rritemi pa brenga e pa halle,
Dëshirojmë t’ i mësojmë shkronjat në abetare,
T’ i mësojmë vjershat e shkruara në vargje.
 
Ne, fëmijët, dëshirojmë të shkojmë në shkollë,
Të rritemi me lapsa e fletore në dorë,
Dëshirojmë të kemi gëzim e dashuri,
Të jemi të lumtur në fëmijëri.
 
Ne, fëmijët dëshirojmë qetësi,
Të rritemi në paqë e LIRI.
Duam buzëqeshje fëmijërore,
Duam dashurinë prindërore.
 
 
 
SA E ËMBËL NA DUKET JETA
 
Sa e ëmbël na duket jeta,
Kur jeton i lirë në trojet e veta,
Sa e bukur është e sa e mirë,
Kur atë e shijon njeriu i lirë.
 
Sa e ëmbël është jeta në liri,
Kur atë e shijon edhe i vogli fëmijë.
E ëmbël, e ëmbël na është jeta,
Kur të lira jetojnë: Dhe flutura, dhe bleta.
 
Sa e ëmbël na duket jeta,
Kur edhe valët e detit janë të qeta.
E bukur, e bukur na dukesh o jetë
Kur çdokush i shqipton fjalët në gjuhën e vet…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s