Edicioni XIII: Amarda EKMEKÇIU HOTI (Albania) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Amarda EKMEKÇIU HOTI (Albania)
 
Amarda Ekmekciu ka lindur në Elbasan në vitin 1977. Shkollën 8- vjecare dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, po ashtu edhe studimet universitare, dega Gjuhë shqipe dhe letërsi, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Ka emigruar në Greqi në vitin 1998, ku jeton dhe punon aktualisht. Publikimet e para me poezi i gjejmë në gazetat lokale “Fjala e Lirë, “Nositi”, etj. Vite më parë me shkrimin “Na ndihmoni të jetojëmë”, Amarda ka hapur faqen rinore në gazetën më prestigjoze të kohës, “Koha Jonë”, ku spikati me stilin e saj gazetaresk. Gjithashtu, Amarda ka qënë mjaft aktive në aktivitete letrare dhe pjesëmarrëse në shume konkurse të poezisë, ku edhe është vlerësuar disa herë me cmime. Në moshën 16 – vjecare ka shkruar romanin e saj të parë, i cili pritet të botohet së shpejti. Vëllimi i parë i saj me poezi,i titulluar “Rozmarinë”, ka qënë përgatitur për botim që në vitin 1998, por për arësye të emigrimit, u publikua në vitin 2015. Libri “Korali Blu”, është vëllimi i dytë i autores, me të cilin ajo vjen përpara lexuesit me një pjekuri dhe mendim më të thellë artistik.
 
 
 
KOPSHTI ME SAFERGJENA
 
Sytë e lodhur nga pritja
ndenë shikimin ,
përbri rrugicës ku lind dielli
Si diell lindin në prerin tënd butësi ledhatimi ,
prej duarve të arta e mira ime
me thërrime malli më mësove të ngop
uritë e mungesës
të shuaj etjen në pellgje loti , heshturazi
diteve që buronin në kthina fëmijërie
duke arnuar një cohë të teritaltë
bërrylave që më shtynë mëngëve gjatoshe ,
ku të gjithë u munduan të rrjepin
plot egoizëm lëkurën e bardhë e të butë ,
hapave të mbështetur fort mbi pëllëmbë ,
kur verterbrat thurën pabesitë në shtratin tim ,
kurthe fatale mbi gjymtyrë të mpirë si heshtja ,
e ti më ngrite përsëri e mira ime ,
Sefergjen i kopshtit tim ku jehon
Dashuri e ninullave mbi djep
e bukura plot hijeshi , shtat hedhura
me aromë pranverash gjethuar stinëve të jetës time
qetesi e dhimbjes plot durim ,
si uji i lumit që çan shkëmbin ,
sepse rrejdh gjithmonë këmbëngulës i erozionit të tij
e nuk ka kthim gurgullima nga ai shtrat
Më mëkove Shqipërisë ti fal zërin tim me fllad mërgatash
A , B , C në qendisma gjergjefi , të thur kurora nusërie
bardhësinë e bekimit tënd vesha një jetë
duke pritur nga rrugica ku lind Dielli
Sytë e nderur në kopshtin me Sefergjena
që lulëzojnë kah meje
 
Madhërishëm emrin tënd , o nënë !
 
 
 
SHTËPIA KU LINDA UNË
 
Ka një histori
Si të gjitha historitë nis e mbaron .
Ka shumë shkallë për t’u ngjitur deri tek
Porta
Kryesorja është , se porta vështirë të hapet sot
Për mua
Çuditërisht
Aty nuk gjallon askush
Veç mure që formojne kutiza kujtimesh
E shkallë që dhëmbëzojë ngjitje malli
Për të arritur në hapësira të athta
Vitesh
Ku era e drunjtë e zdrukthtarisë ngjitur
Në rradhë. raftesh , shfleton fëmijërinë
E këmbët shkelin shkujdesur në pllaka katrore
Që përkundin aromën e petullave
Ah , im gjysh
I mençuri ,
diplomati i fjalës me aq mirësi
Më rriti në prehein e urtësisë
Sot
Se sheh dot , fjalën time të malluar
Xha Gorio dhe Hygoi më duket
Ngatërruar , prej fatit
Të mjerët mbeten atje , ku drita nuk hyn e zëri nuk shkon kurrë
Në shtëpizën që nesër edhe unë do të kem
 
Si ata …
Po kjo
Relika jonë e përbashkët , në lagjen e vjetër
Dashurise për fjalën i falën një jetë
Libra e fjalë ,
Premtime biznesi , nga themelet gjer në kulmin e çatisë ,
Pa dëgjuar
Lëngatat e oborrit ,
Ku fshihja symbyllurazi
Pabesitë e të rriturve , prej çiltërsisë .
Shtëpia ku linda
Unë
Dhe të tjerë që thurën degë degë
Trungun e pemës sonë .
 
 
 
FUNDI I NJË HISTORIE
 
I mbylla dritaret
E tërhoqa deri në fund pengesën
Nga ku hynte dielli
Do sy te fortë ta shohesh në sy atë
Diell
S’kam asnjë dëshirë
Të lotoj përseri prej zjarrit ,
Prej tymit që ngjitet lart
nga drurët që digjen
brenda hekurishtes së vjetër
Tek unë
Rri shuaj kërsherinë
Nga këndin i një dhome plot lagështirë
Me erën e mykut
Ka kohë që nuk ndjej asnjë shije
Prej rutinës dhe ditë që ikin turravrap .
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s