Kalendari poetik: Juan Gustavo Cobo-Borda 10 tetor 1948 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Juan Gustavo Cobo Borda

Kalendari poetik: Juan Gustavo Cobo-Borda 10 tetor 1948

Poet, gazetar dhe diplomat kolombian, sot më 10 tetor mbush 71 vjeç. Poezitë e tij të para, si rrëfen vetë Juan Gustavo, ishin thjesht kopje të dobta nga Neruda, kurse librin e parë, gjithmonë sipas tij, e botoi në vitin 1974 me paratë që i mori hua nga e shoqja. Më pas, kishte një librari të vetën në qendër të Bogotas, ishte botues dhe n/drejtor i Bibliotekës Kombtare. Në vitet 1975-83 shërbeu si atashe kulturor në ambasadën e Kolombisë në Argjentinë, Madrid dhe ambasador në Athinë. Librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë; ja njëra në shqip për sot:

MË PËLQEN…

Më pëlqen era jote, imja ti,
dhe kur të hap, si goditur nga rrufeja,
atë dritë të errët puth.
I verbër jam, udhëhiqmë ti.

Ti s’e di me sa kënqësi,
kështu të paturpshme, të shijoj.

Me sinjalet e tu të lagështitur ndriçomë,
ato prekje, egërsisht
të ndjeshme,
regëtima e thellë e të cilave
është rrahja e vetë zemrës së gjithësisë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s