Edicioni XIII: Agim Bajrami (Albania) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Agim Bajrami (Albania)
 
Agim Lutfi Bajrami ka lindur më 22 -7 -1959 në Cerrik (Elbasan) Ka botuar këto libra poetik: Arratisje pulbardhe, Romancat e muzgut, Sërish, Ylberë pa lamtumirë, Pëshpërimë, Vonē.
 
Ka botuar edhe shumë libra për fëmijë: Pse kanguri paska xhep,
Gjëegjëzat e mbrëmjes, Një lejlek hutaq në plazh etj
 
 
Nuanca
 
Ngjyrē vere ky breg dhe kjo valē e gëzuar
Kjo ditē qē pa ndjerē po kalon
Ku deti dhe njerëzit në njē sofër janë shtruar
Dhe dielli çdo ind ju përshkon
 
Drithērues këta tinguj ,që nga gjethet pikojnë
Dhe vendin me nota e mbushin
Tinguj tē tillë veç kitararat lëshojnë
Ose kjo violinē gushti
 
E ëndërrt kjo vajzë, me tipare të bukur
Që ecēn në rrugē pak nxituar
Mbi buzē akoma , i dallon njē e puthur
Megjithēse ta fshijē , ēshtë munduar
 
I bleruar ky pyll , që bleron ndanē fushe
( Me plepa të gjatē dhe me blirë )
Kur isha fëmijë ,gjithmonē më janë dukur
Si viganë të mēdhenj , zemërmirë
 
E çuditshme kjo stinë , qē ëndērron për pak fresk
E tharë nga kjo verë kaq e nxehtë
Dhe pse disa herë i ka qëlluar tē vdesē
Gjithmone lind nga vdekja e vet
 
 
 
Foto vere
 
Trupa tē zhveshur, notarë dhe varka
Portrete mbi rëre dhe det
Një diell që zhytet në valët e kaltra
Dhe del prej andej mē i nxehtē
 
S’ bëjnë punë mē çadrat .as birra e ftohtē
( Ato të ndihmojnë vetëm pak)
Kjo vapë e tmerrshme që tē rrjedh nē aortē
Dhe ajrin rrezik , ta ndezë flakë
 
Të vakta ,bisedat dhe orët të vakta
Gjer në çastin kur trageti afron
Për tē do tē flitet , gjersa të vijē darka
Se ndryshe ,as ora s’kalon
 
Sigurisht do të flitet dhe për fqinjën e shezlongut
Ka ditë qē ajo po na çmend
Të gjithëve ju ngjan me një aktore të njohur
Por që emrin askush s’ ja mban mend
 
Një varkē pērmbi valē , njē re lart në qiell
Mē joshin drejt tyre pa zë
Unê dua të shkoj tek tē dyja njëheresh
Por s’mundem të shkoj tek asnjë
 
Portrete të nxehtë nē ngjyrë çokollate
Lakuriqësi që të deh dhe të josh
Kētu ta ka qejfi ,tē bēsh ca mēkate
Por droja s’të lë , tē guxosh ..
 
 
 
Gjurmë në rërë
 
Gjurmē hapash në rërën e njomë
Kaligrafi lëvizore e ngatërruar
Këtu dy të dashur ,janē puthur gjer vonē
Tē pērmalluar
 
S’ka pasur njerēz ato çaste
( Atë orë bregdeti është i shkretë )
Ajo në krye ka bērē naze
Me mollzat skuqur paksa lehtē
 
Pēr njē moment ka ulur kokēn
Ka psherētirë gjoja me drojē
Kēshtu bëjnē gjithmonē të gjitha vajzat
Gjersa hutimi t’ju kalojē
 
Pastaj papritmas ēshtê përmendur
Si të ketë bërē ndonjë faj
Drejt tij pafjalë ka zgjatur buzët
Që ,puthjet zjarr me të ti ndaj
 
Mē tej ,më tej , nuk di ç’ka ngjarë
Nga unē mos prisni mē shumë gjēra
Unē flas pēr gjurmēt që kam parë
Të tjerat gjurmë .. , i ka fshirē rēra.
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s