Edicioni XIII: Vladimir MUÇA ( Albania) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Vladimir MUÇA ( Albania)
 
Vladimir Avdulla Muça lindur më 29.2.1948 nç Shijak, banues në Durrës.
-Arsimin e mesëm e kreu në Shijak
-Ka kryer Akademinë Ushtarake dhe në vitet 80 fakultetin e Gjuhë-Letërsisë me korrespondencë
-Eshtë nënkryetar i klubit të “Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës”
-Ka botuar:
1-Nje monografi
2-Pesë vëllime me poezi
3-Dy vëllime me poezi tanka
4-Tre vëllime me novela dhe tregime
5-Një roman
6-Dy vëllime voluminoze me vëzhgime kritike dhe ese
7-Eshtë pjestar në 21 antologji
8-Bashkontributor në 16 libra
-Eshtë vlerësuar me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare
Shkrimet e tija janë të botuar në Amerikë, Rumani, Kroaci, Angli, Gjermani, Itali,Bosnje, Mal Të Zi, Greqi dhe Kosovë
 
 
LODHJE MËRGIMI
 
Kur ndrisin yjet në perendimin grinatë
E rrezja e fundit më thotë lamtumirë,
Seç më kërkon shpirti nën hijen lofatë
Vendlindjen braktisur si Shën Vladimir.
Pyllit të ëndrrave ngjitem përpjetë,
Si fëmijë dikur me të çmëndurin shpirt;
Në kroin e Gogajve,në Google internet
Me lot laj fytyrën,një copë shpirti ngjiz.
Kafshoj lodhjen,mërzinë si askushi
Shtyrë së koti,me shpresë si nga mot;
Nga ylli në yllë çapitem si kukuthi,
Rri e mbaj vesh lodhjen si në mort.
Gjitçka të dashur e kam lënë larg,
Vendlindja më zhurmon në gjurmë rrëkeje,
Nga Suhë e Buretos,i gjallë si astrolab
Më gjykon gjyshi me zë prej rrufeje.
 
 
 
NË KODËR VILË
 
Janë disa kujtime
Me krah të thyera,
Mbetur në degët e pishave
Si stika.
Janë disa tinguj muzike vallzimi
Në pistën e vjetër
Që tundin në themele ndërtimet
Me goditje sizmike.
Ndërsa unë sot
Me vallëzimin e vitëve shtatëdhjetë
Ripërtyp tingujt e një muzike funebre
Me të rejat e botës
Go west në ikje.
Kështu pushoj çdo ditë
Në Koder Vilë;
Duke varur në pishat e prera kujtimet,
Duke parë lotët e rrëshirta të pishave,
Mes prerjeve cfilitëse.
Ëndërrimet e mija,
Me qarjet e një fëmije,
Kanë mbetur në lisharsin e ndryshkur;
Në dritësyrin e semaforit detarë,
Varur në degët e prera
Si kujtime.
 
 
 
METAFORA E LUMEJVE
 
Në vendin tim ka lumej
“Kokëfortë”që rrymojnë plot zhurmë,
Nukë bashkohen kurrë,
Gjersa derdhen në detë
Me valën mbeten shpurë,
Turbullojnë valën si të marrë,
Në deltë janë zotër
Dhe kur rrjedhin imcakë
Nën diellin djegagurë.
Por ka dhe lumej
Që përmbytin njeri tjetrin,
Grinden mes valësh
Me ëndërra zaptuesish
Gjer në horizontin e deltës,
Humbur në rrjedhë vetveten.
Do ishte më mirë të mos ishte ky lumë;
Pa rrjedhën vetanake të burimit,
Pa aluvionet e shtratit të tijë,
Pa zemrën gulçuese,
Më mirë do ish
Të mos tretej si qiri
Në tjeter rrymë,
Të rridhte,të rridhte
Në të veten liri.
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s