Kalendari poetik: Eugenio Montale (1896-1981) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Eugenio Montale

Kalendari poetik: Eugenio Montale (1896-1981)

12 tetori është data e lindjes së Euxhenio Montale-s, poet dhe shkrimtar i njohur italian. Shkollën e mesme e mbaroi për llogaritar, por sado që ishte shëndetlig, lexonte shumë letërsi, p.sh., Dante, Petrarca, Boccaccio dhe sidomos D’Annunzio, që ishte i parapëlqyeri prej tij. Vendosjen e fashizmit e priti si kundërshtar; qe njëri prej atyre që firmosën Manifestin e Intelektualëve Antifashistë. Por antifashizmi i Montales nuk qe nga qëndrime të majta, filo komuniste; ishte aristokrat ai dhe nuk mund ta pranonte kurrë rrafshimin e mendimit të njëjtësuar për të gjithë. Në vitin 1975 fitoi çmimin Nobel për letërsi; në motivacionin e dhënies së çmimit thuhej: “Për poezinë e tij të veçantë, në të cilën me ndjeshmëri të lartë artistike shpreh vlerat njerëzore për mundësimin e një jete pa iluzione.”
Kjo është përzgjedhja ime nga poezia e tij:

LUMTURIA

E ndjeva dje, dimri një befasi
të këndshme më pat ruajtur.
Me zë të lartë mendimet e mia zbuloje.
-Po sikur jeta një e fshehtë koti të qe?
-Mos u ndje, i pashpirt mos u bëj
ndaj asaj ndjesie të vagëlluar shprese
dhe neve, veç ajo na mbetet. Tjetër gjë
lumturia. Mbase diku është,
por ne nuk e njohim.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s