Dimër në dhomë / Shkëputur nga vëllimi poetik “Përtej ëndrrave dhe përjetësisë” të autorit Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
Dimër në dhomë
 
Nëpër ajrin e kësaj dhome të ftohtë,
Lundrojnë miliona grimca dhimbjeje,
Që vrapojnë e më futen në shpirt
Dhe sjellin tek unë mijëra zgjime.
 
Pse vallë u tret heshtja jote,
Në ajrin – aisberg të kësaj dhome,
Ku buzët i puth një ëndërr – klithmë
Që fërgëllon si një refren?!
 
Përtej braktisjes ndjeva një varg
Që nxorri lot për këtë ndjenjë,
I ulur sot përmbi prag,
Trokas, por asnjë s’më dëgjon.
 
Dhe dhoma hesht porsi një varr,
Unë fle dhe zgjohem brenda saj,
Që atë çast që jemi ndarë,
Dhoma është kthyer në akullnajë…
 
Marrë nga vëllimi poetik “Përtej ëndrrave dhe përjetësisë”, GlobusR 2008

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s