Kalendari poetik: Lermontov (1814-1841) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Mihail Lermontov

Kalendari poetik: Lermontov (1814-1841)

Mihail Jurjeviç Lermontov, u lind në Moskë më 15 tetor 1814, në një familje me prejardhje skoceze; të parët e tij kishin mbiemrin Laermonth; poet, dramaturg dhe piktor, figurë e shquar e romantizmit rus. Kryeveprat e tij “Një Hero i Kohës Sonë” dhe “Demoni” mbeten edhe sot e kësaj dite mjaft të dashura për dashamirësit e letërsisë. Figurë me rëndësi e romantizmit rus, një prej poetëve më të shquar të shek. XIX. Qe ushtarak i karierës; në prill të vitit 1841, në Pjatigorsk (Kaukaz), ritakoi një mik të vjetër dhe të dashur ushtrie, Nikollaj Martinov, me të cilin për një fyerje të kotë u ndesh në duel. Lermontov qëlloi në ajër, por miku e qëlloi për vdekje. Ishte data 27 korrik 1841. Ja një poezi nga shqipërimet që kam prej tij:

 

MOS MË JOSH…(Не привлекай меня…)

Oh, mos më josh me hijeshinë!
Fryma më la, m’u plakën ndjenjat.
Vite më parë një vështrim
M’u ngul dhe nuk m’u shkul nga mendja!

Për të lashë ç’pata në botë,
Për ato çaste mrekulli;
Tani mbeta krejt vetëm, zot,
Endem kot, si tjetër njeri!

Si udhëtari nëpër natë,
Sa sheh zjarr nga larg ndonjëherë,
Drejt tij turret…dhe duart zgjat…
Nën këmbë ç’të shohë, humnerë!…

 

LAMTUMIRË RUSI…
(Прощай, немытая Россия)

Lamtumirë, Rusi e ndyrë,
Vend skllevërish, skllavopronarësh,
Ju, policë blu të paftyrë,
Ti popull i shitur zagarësh.

Në Kaukaz them t’ia mbath, diku
Ku zagarët e tu s’më gjejnë,
Ku s’më dallojnë sytë e tu
dhe veshët e tu nuk më ndjejnë.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s