Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

Për atë të magjishmen puthje

Nuk është faji im, që ti
më mësove çfarë është “të puthin”
Nuk është faji yt, ndaj nuk të thashë
“Kurrë nuk kam puthur”
Ti ndoshta je ushtruar shumë
Mua ma mësove veç me një puthje
Po çfarë rëndesie ka kjo
Ne aq shumë u puthëm
dhe kur gjendeshim në shtrat tē ndarë
përsëri putheshim.

 

***

Nuk shihja asgjë të ndodhte
besova, kjo është pjesa ime
Ti erdhe nga e ardhmja
të jem me ty, humbas në tënden kohë,
apo ndoshta të kem jetuar dikur,
ndoshta asgjë nuk ndodh.

 

***

Unë nuk di çfarë do të ndodhi nesër,
por të sotëmen e jetova, isha pjesë e saj
Me të veshur do të jem një ditë më pas,
mbase do të më zhveshë e nesërmja
e lakuriqtë, e pa mbrojtur, do mbërdhij,
mbase të sotmen do e mbështjell
me të nesërmen, të panjohurën time.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s