Poezi nga Ollga Selmani
Ndodh
Ndodh të më kalosh keqas ndër mënd,
atëherë, kur mendimet ngecur të rrinë,
kur nuk i shtyn dot ditët ngatërruar,
kur të jesh lodhur, nga udhëtimi një ditë.
Aty, në stacionin e largët do prehesh pak.
Do kesh nevojë për pak vetmi.
Duke ndenjur në qetësinë tënde të dëshiruar,
do dëgjosh zëra, që vijnë nga thellësitë.
Do kesh nevojë për thellësitë e tua,
që të lëndojnë, po ti vetëm i fsheh.
Ndodh, të jem në rrugë duke dalë.
Ndodh, të jem aty për rreth.
Të ngatërruara janë rrugët
E artë dita dhe e shndritëshme,
me zhurma jetësh ,gjithandej.
Udhëtojmë ne korsi të ndryshme.,
ti as më sheh e as më gjen.
E kjartë dita dhe e bukur,
si mendimi im për ty.
Të ngatërruara janë rrugët,
por jo mendimi,kurrësesi.
Si bizhutë
Gjithëçka mbeti si letërat e zverdhura,
që ti hapësh ,ke frikë se tronditesh.
Ato letëra që i mbajmë njëqind vjet në raft,
me kujdes ,të mos na prishen.
Ti grisim ,lëndohemi.
Ti lexojmë, lëndohemi më shumë.
Dhe i mbajmë ,ashtu në ruajtje,
si bizhutë e shtrenjta ,që s’i varëm kurrë.
Orë muzgu
E mbuloi muzgu qytetin.
Zbret natë gjithandej.
Në këtë ore i gjithë qyteti ,
duket sikur frymë, nuk merr.
I mëndafshtë tis i mbrëmjes.
Lehtas fare, fryn veriu.
I mbështiell me muzg mbrëmje,
rron apo vdes njeriu?!




























Leave a Reply