Doli nga shtypi i Shtëpisë  Botuese “EMAL” libri i autores Lumturi Kodra “PRANVERAT EMIGRANTE” me 250 poezi të zgjedhura, me redaktim, parathënie dhe kopertinë nga shkrimtari Vullnet Mato  

Doli nga shtypi i Shtëpisë Botuese “EMAL” libri i autores Lumturi Kodra “PRANVERAT EMIGRANTE” me 250 poezi të zgjedhura, me redaktim, parathënie dhe kopertinë nga shkrimtari Vullnet Mato

IMAZHE DASHURIE DHE MALLI

Kushdo që e quan veten shqiptar i vërtetë dhe e do Shqipërinë me gjithë fuqinë e shpirtit, si kjo grua, shkrimtare emigrante, do të ndjente kënaqësi të madhe, ta lexonte këtë libër poetik të rrallë. Emri Lumturi Kodra, tejet i përmendur në botën letrare jashtë atdheut, me disa botime, në poezi dhe prozë, e them me plot gojën, në këtë botim të ri, e dëshmon veten, një imazheriste e përsosur, për të depërtuar rrezatimin figurativ të saj, në të gjitha indet dhe qelizat e atdheut e të shoqërisë shqiptare. Duke kaluar nga poezia ne poezi, më ka befasuar çuditërisht, me syrin e saj aq të mprehtë vëzhgues, për të kapur edhe detajet me të imta të buzëqeshjes dhe rënkimit të njeriut shqiptar, kodo ku ndodhet ai. Është për t’u admiruar aftësia e saj metaforike me një gjuhë figurative origjinale dhe simbole të shumta, të një femre me përvojë të gjatë jetësore, që kuvendon me shpirtrat dhe frymën e të mirit dhe të ligut, duke i zbuluar ata lakuriq, para lexuesit. Ajo të lë pa frymë, me elokuencën dhe zhdërvjelltësinë e mendimit, për të bërë analiza të imta jetësore e për të dhenë shpërblimin apo dënimin që meriton, kujtdo nga frymorët që kap rrezatimi i aparatit të saj logjik, nga vargu i parë, tek i fundit poetik.
Si redaktor i disa botimeve të saj, si roman, novelë e poezi te shumta, nuk mendoja kurrë se Lumturi Kodra mund të bënte një hap të tillë cilësor, si te ky libër voluminoz, ku janë përmbledhur mbi 250 poezi të zgjedhura.
Por më shumë e më mirë së unë, mund t’i flasë lexuesit vet ajo, pasi të këtë marrë këtë libër të çmuar në dorë.

 

Vullnet Mato- shkrimtar, “Personalitet i Shquar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s