Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta

 

NGANJËHERË

Nganjëherë,
Iluzioni i përqafimit të qiellit ,
është më i ngrohtë se i njerëzve
këtu në tokë .

(Thua i Zotit, të jetë !)

Nganjëherë,
Iluzioni i përqafimit të detit,
më i gjërë është se gjoksi,
i një njeriu të pa ndjenjë.

(Epo pa ndjenjë ,
S´ është as dhe një mëllenjë !)

Nganjëherë ,
përqafimi i një mbrese të papritur,
është më i avancuari i çdo dhimbjeje të bukur.

(Ajo dhimbje bëhet e besueshme, e qetë,
vetëm kur njeriu është i vërtetê .)

Përqafimi i vetes,
që befas mu zëmërua për një krenari ,
është më shumë se zëmërimi i dikujt
që ja kam nevojën, por s’ më është përbri .

(Jo çdo zgjedhje varet, veç nga ty, o Njeri !)

A ka përqafim, te jetë i joni përgjithmonë?!
Vetëm në përqafimin e fjalës jam ndjerë e sigurtë,
shpesh edhe shqiponjë…!

 

NDËRRIM STINËSH

Pemët brenda meje, po zgjohen baba
gërvishtjeve të jetes dimër,
edhe myshkut.
Se prisnja qe yjet ,
sërish do të mundeshin të më magjepsin,
tek shpërndajne dritë astronomike,
mbi njollat e ndryshkut …

Ndërrim stinësh, më ke thënë,
ka dhe në Njerinë,
që shtërngatat i ka përballuar me furtunë.

Ka dhe çaste rehabilitimi, gjelbëruar,
varreve të ndërgjegjes kërkuar …
Kështu më ke thënë, as këtë se kam harruar.

Por ka çaste që edhe gjethja e mbrojës ,
shkërmoqet baba,
kur nata mbulon gjithçka me errësirë .
Nën hënë, e ke pare? Edhe peshqit,
rrëshqasin udhëve ujore me dritë.

Ndërsa unë, përgjoj valën,
që më vjen tek këmbët,
e me zërin tënd më pëshpërit :
Take care ! Bëhet fjalë për grua VIRTYT!!

E ashtu e pa zë,
të dhuroj një lot, për ta pirë,
mësuesi im i mirë.

Kërkoj të më thuash,
si ta zgjidh këtë ekuacion të ri,
për jetën, tani …

Ma thuaj ! Unë besoj vetëm tek Ti!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s