Poezi nga Roula Triantafullou
ΤHËRRMOHEM
Gjethe të verdha, gjethe të shpërndara janë ditët e mia.
Ujë që kullon në pëllëmbët e mia.
Në re të plasaritura e fsheha ëndrrën time.
Në rërë me brukë.
Dhe sezonet, zakone në kohë.
Peizazhe gri në korniza,
Një degë e thyer.
Veriu mban thikë.
Unë rrjedh gjak.
Era godet kanatet e derës.
Në gishtat e mi, prekja e natës.
Në dritën e përgjumur të hënës,
Ti ike me zbaticën.
Dhe më mbeti në buzë njelmësia.
Një e vërtetë e thyer.
Para agimit.
Ja ngul sytë dhe bëhem thërrime.





























Leave a Reply