ANTON GOJÇAJ (Mali i Zi)

ANTON GOJÇAJ (Mali i Zi)

https://antongojcaj.blogspot.com/2019/10/anton-gojcaj-curriculum-vitae.html

Anton Gojçaj ka lindur në vitin 1966, në Tuz – Malësi e Madhe. Studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ku edhe ka magjistruar. Ka regjistruar studimet doktorale në Universitetin e Malit të Zi, në Nikshiq. Aktualisht, jeton në Tuz dhe punon në Entin e Shkollimit në Podgoricë. Ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare:

– “POEZI”, botoi ILLYRICUM, Tuz 2001, botimi i dytë me titullin “Dëgjohet një violinë, në suferinë…”, Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2011;

– “Qengj i harruar natën në mal”, tregime, Shpresa, Prishtinë 2003, botimi i dytë, i zgjeruar, me titulin “Ndërmjet kapakëve” u botua nga Art Club, Ulqin, 2010;

– “Tema e heroit nacional në letërsi”, studim, AIKD, Prishtinë, 2004;

– “Passio”, roman, SHB Buzuku, Prishtinë 2004, botimi i dytë EB “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2009, botimi i tretë Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2015 ;

– “Fakticiteti në letërsi”, Proza letrare e Anton Harapit, studim, Buzuku, Prishtinë, 2007;

– “Shija e librit”, vështrime – recensione, AIKD, Prishtinë 2009;

– “Biblioteka e Hirushes”, Letërsia shqipe në Malin e Zi, vështrime – recensione, Art Club, Ulqin 2011.

Vëllimi poetik i është botuar edhe në gjuhën angleze, në SHBA, me titullin “A VIOLIN IS HEARD FLOWING IN A TORMENT”, përkthyer nga Peter M. Tase, botues LULU.COM,  i cili ka pasur dy botime: 2012 dhe 2018. Romani “Passio” ka përjetuar një botim në gjuhën malazeze, me titullin “Pasija”, Centar za čuvanje i razvoj kulture manjina –  Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave, Podgoricë, 2015. Poezitë, tregimet dhe vështrimet e tij janë botuar në dhjetëra revista dhe gazeta në gjuhën shqipe në Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri, Greqi, Rumani…, por edhe në disa revista dhe gazeta në gjuhët sllave të jugut. Për krijimtarinë e tij kanë shkruar: Klara Kodra, Anton Berishaj, Ndue Ukaj, Ragip Sylaj, Ramadan Musliu, Alfred Çapaliku, Arben Prendi, Kolec Traboini, Gjovalin Çuni, Haxhi Shabani, Fran Camaj, Prend Buzhala, Vladimir Muça, Fatmir Minguli, Ahmet Selmani, Pjetër Dreshaj, Dimitrov Popoviq, Rrok Gjolaj, Liridona Sinishtaj, Peter Tase, Flori Bruqi, Nuhi Ismajli, Pandeli Koçi, Bahri Brisku etj.    Krijimet e tij janë përfshirë edhe botuar në panorama dhe antologji të ndryshme. Poezi.

Në gjuhën shqipe:

– “Trokitje në mur”, MLN “Ditët e Naimit 2004”,  Tetovë, 2004;

“Itaka e fjalës” Antologji poetike me poetë të kudondodhur jashtë Shqipërisë, Klubi i shkrimtaëve “Drita”, Athinë, botimet Toena, Tiranë 2007;

“AUTOBIOGRAFIA” , 16 vjet të Kalimerës poetike, ART CLUB, Ulqin, 2008;

– “Od gnijezda do zvijezda – Nga foleja gjer në qiell”, shqip dhe malazisht,  Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave, Podgoricë, 2010;

– “Korsi e hapur – Open lane 2” Antologji poetike e LNPSHA “PEGASI”, Tiranë, 2012;

– “100 poetë për dashurinë”, Lirika shqiptare dhe botërore, Tiranë, 2012;

– “Një vjeshtë me Migjenin”, Festivali i poezisë “Motive migjeniane”, Pukë, 2016.

Në gjuhën angleze (përktheu Peter Tase):

– “World Poetry Yearbook 2013”, The Earth Culture Press, P. R. China 2013;

– “The second Genesis”, An Anthology of Contemporary World Poetry, ARAWLLI, Jaipur – India, 2014;

Në gjuhën frënge (përktheu Vasil Çapeqi, përshtati në frëngjisht Francis Chenot):

– “Poésies Albanaises”, Anthoogie bilingue français – albanais, Le taillis Pré, Belgique, 2012;

Në gjuhën kineze (mandarin, përktheu nga anglishtja Lee Kuei – shien):

– Anthology of Albanian Poetry, Taiwan, 2018;

Në gjuhën finlandeze (përktheu Silvana Berki):

– “OLIPA KERRAN TOIVO”, Albanialaista nykyrunoutta, Aviador Kustannus, Finland, 2019; Tregime.

Në gjuhën shqipe: 

– “Atomet, shpirti, dashuria…” në Antologji e prozës bashkëkohore shqiptare, librat ars, Tiranë, 2004;

– “Atomet, shpirti, dashuria…” në “Pena e vjeshtës së artë”, Tregime të zgjedhura lirike, Tiranë, 2015;

– “Qengj i harruar në mal” në “ANTOLOGJI” poezi – tregime, revista letrare kulturore “Pelegrin” nr. 28&29, Klubi i shkrimtarve “Drita“ Athinë, Tiranë, 2018;

– “Pushoftë në paqe” në Antologji e tregimit shqiptar, Shekulli XXI,  Klubi i poezisë, Tiranë, 2019.

  Në gjuhën malazeze:

– “Shkrimtari i i dhe qielli – Mladi pisac i nebo” në “DRITAREN LËRE HAPUR – PROZOR OSTAVI OTVOREN”, Panoramë e krijimtarisë letrare të shqiptarëve nga Mali i Zi, Centar za iseljenike Crn Gore – Podgorica & Nacionalna zajednica Crnogoraca Hrvatske – Zagreb, Zagreb 2010;

Pesë tregime në “PET ALBANSKIH KNJIŽEVNIKA U CRNOJ GORI”, Art Club, Ulcinj, 2011;

“Dera e zemrës – Vrata srca” në “Na putu putnici”, Priče pisaca manjinskih naroda Crne Gore, shqip dhe malazisht,  Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave, Podgoricë, 2010.

Në gjuhën gjermane:  

– “Die Atome, die Seele, die Liebe…”, ALBANISCHE HEFTE” 1/2014. (Bochum –  Deutschland).

Në tekste shkollore;

– Tregimi “Pushoftë në paqe” në: Rrok Gjolaj, LETËRSIA 4, Për klasën e katërt të gjimnazit të përgjithshëm, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2012;

– fragment nga romani “Passio” i përkthyer në gjuhën malazeze me titullin “Pasija” në: Fadila Kajević – Divna Paljević – Blaga Žurić, Crnogorski jezik kao nematernji, Zavod za udžbenike i nastavna sredstva, Podgorica, 2018.

Përkthime:

Ka përkthyer nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe romanin për fëmijë “Në mbretërië e shkronjave“ të autores bashkëkohore malazeze Bllaga Zhuriq, botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2018.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s