Kalendari poetik: John Hollander (1929-2013) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

John Hollander

Kalendari poetik: John Hollander (1929-2013)

Sot, më 28 tetor, është 90 vjetori i lindjes së J. Hollander, poet dhe kritik letrar amerikan. Studioi në Bronx High School of Science dhe më pas ndoqi Columbia College of Columbia University. Poezia që sjell sot, në bashkëpunim me grupin “Eagle”, është bërë edhe këngë e titullin “No More Walks in the Wood”:

KËNGË PAS MODËS SË VJETËR

Në pyll, për shëtitje, kot të shkosh:
Asnjë pemë s’mbeti pa u prerë
Dhe ishin gjithë ato andej poshtë
S’ka vargan makinash si njëherë
Tani gjithë rruga është e lirë
Sikur me fshesë ta kenë fshirë.

Kot të shkosh në pyll për shëtitje;
Ky është përfundimi i hidhur
Pasditeve andej për zbavitje
Ku bënim edhe dashuri dikur
Pastaj ktheheshim për në shtëpi
Pemët-qiell mbi krye na qëndronin
Dhe ne bënim motin si të donim
Si doje ti, a si doja unë
Tani, asgjë s’është si më parë,
Ti s’je mirë, je sëmurë,
Unë thjesht, një kalimtar.

Ne dhe pemët edhe rruga
Lamë dëfrimet nga fushat.
Të vazhdonim më tej, ne bëmë çmos.
Andej, nga pylli, kot sa të shkosh.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s