Kalendari poetik: Francisca Aguirre (1930-2019) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Francisca Aguirre

Kalendari poetik: Francisca Aguirre (1930-2019)

Sot më 27 tetor është data e lindjes së poetes spanjolle, pjestare e grupimit letrar “brezi 50”, sado që botimi i saj i parë qe në vitin 1972, me të cilin fitoi edhe çmimin Leopoldo Panero. Në vitin 2018 fitoi në Spanjë il Premio Nacional de las Letras e la Multimedia Edizioni. Ndrroi jetë në prill 2019. Ja një poezi e saj:

DO TË MBETET KUJTIMI I…

Dhe kur asgjë të mos ketë mbetur,
do të kem gjithnjë kujtimin
e asaj çka s’arrita dot.
Kur vëngër a me mëshirë do të më vështrojnë,
gjithmonë do të kem
çka jeta s’mundi të ma japë.

Besomëni:
Nëqoftëse mendoni se kjo për mua është fatkeqësi a humbje,
vetëm ju gënjen mendja.
Sepse kur asgjë të mos mbetet
çka m’u mohua gjithmonë do ta kem.

Mos u ngatërroni: me çka nuk kam arritur të kem
gjithë botën mund të mbush, cep më cep.
Nga që trëmbeni, nuk arrini të kuptoni
ç’pasuri fshihet në humbjen.

Fatkeqë,
i vogël është përfitimi për ju
që kurrë s’keni humbur:
sa për mua, si lundërthyer,
gjithë tokën kam që më pret.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s